Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Skydive
Skydive
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 185
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Gjermani
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/05/2012

Propozim nen ujevare Empty Propozim nen ujevare

Thu 24 May 2012 - 18:09
Poshtë ujëvarës së madhe në kanionin 3 milionë vjeçar të Osumit, këtë të shtunë ka ndodhur një propozim i rrallë për martesë.
Me një kuti të kuqe në dorë, e cila brenda mbante një unazë, nën zhurmën e fuqishme të ujit, aty mes shkëmbinjsh, djaloshi nga Kosova kishte menduar një ide origjinale për t’i propozuar për martesë të dashurës së tij nga Tirana.
Pëllumbi, një inxhinier mjedisi në profesion, (ndoshta këtu kuptohet lidhja e tij me natyrën), pas një plani disa ditor, këtë fundjavë është nisur së bashku me disa miq për të bërë rafting në Osum.
Bashku me të ishte dhe e dashura e tij Blerina. Gjithçka sekret, deri në momentin e fundit. Për Blerinën, ky ishte një udhëtim i zakonshëm, larg kryeqytetit, për një fundjavë ndryshe. Vajza nuk e dinte që atje do të përjetonte emocionet më të mëdha gjatë historisë 8-vjeçare të lidhjes së tyre.
Ende pa ardhur mesdita, në pikën më të lartë prej nga nis rrjedhën Osumi, Pëllumbi, i është ulur në gjunjë, ndërsa në dorë mbante unazën, i ka thënë fjalinë: Do ti Blerina të martohesh me mua?…
E kush do thoshte “Jo” aty! Ne, kemi arritur të flasim me këtë çift, me Blerinën, të cilën shumë femra do ta kishin zili dhe me Pëllumbin, i cili u jep një leksion djemve shqiptarë, as më shumë e as më pak, të zhvillojnë fantazinë kur bëhet fjalë për… dashuri! . Fotot janë mundësuar nga Blerina Ago, Zv /Presidentja e “Albania Rafting Grup” .
Blerina, këtë të shtunë i fejuari juaj u ka bërë një propozim për martesë në një vend të veçantë. Në kanionet e Osumit… Kush e dëgjon thotë uauuu! Çfarë ndodhi konkretisht?
Po, këtë të shtunë ndodhi diçka shumë e veçantë dhe me shumë kuptim për mua. I gjithë organizimi ishte ide e të fejuarit tim, i cili i kishte vizituar një vit më parë kanionet e Osumit, nga ku i kishte lindur idea për të gjithë këtë.
Për mua ishte hera e parë që merrja pjesë në rafting, ndaj dhe para udhëtimit mora disa informacione në internet. E bukura është që diku lexova: “Takimi me kanionet të ndryshon jetën”. Për mua doli e vërtetë! Takimi me to më ndryshoi jetën.
Çfarë ndiet kur nën atë ujëvarë kur thatë: “Po”?
U hutova, u emocionova dhe u lumturova pa masë. Thjesht dua të falënderoj Pëllumbin për emocionet që më dhuroi. Nuk gjej fjalë për ta përshkruar atë që përjetova ato minuta në atë mjedis përrallor. Ndihem e lumtur që kjo “PO” ishte për një njeri kaq të mrekullueshëm.
Kush ishte me ju në kanion, kishit marrë të afërm apo shoqëri me vete?
Kishim kohë që flisnim rreth një udhëtimi të tillë me një grup shoqëror të afërmish nga Prishtina, të cilët dhe ndihmuan për detajet e kësaj surprize. Ndaj meqë na jepet rasti nëpërmjet Shekullit unë dhe Pëllumbi i jemi mirënjohës Edonës, Adelinës, Fidanit, Artanit, Albinës dhe Fatmirit për të gjithë mbështetjen e tyre.
Kur ka lindur historia juaj e dashurisë, kur jeni njohur, si? Ka edhe këtu diçka të veçantë?
Me Pëllumbin njihemi prej 8 vitesh. Jemi njohur teksa kryenim studimet në Turqi në të njëjtin universitet. Njohja ishte e rastësishme, ku në fillim kemi qenë shokë të mirë e më pas filluam të ndjenim për njëri-tjetrin.
Tani që do të martoheni, do të shkoni të jetoni në Prishtinë apo do vazhdoni të qëndroni në Tiranë?
Është bukur të jetosh në një nga kryeqytetet e Shqipërisë (Tiranë apo Prishtinë)….Le të themi se kjo do jetë dhe surpriza ime për të fejuarin tim….
Cila është lidhja juaj me sportin Rafting?
Pëllumbi e ka frekuentuar edhe më parë, ndërsa për mua, ishte eksperienca e parë në Rafting. Më tërhoqi shumë sepse përveç faktit që ishte një sport interesant, të prezanton me bukuritë mahnitëse të vendit tonë. Jemi të impresionuar nga kjo eksperiencë ndaj dhe do ndjekim vazhdimisht kalendarin e aktiviteteve të “Albania Rafting Group” për të eksploruar edhe vende të tjera.
Surpriza
Pëllumbi kishte qenë vjet për rafting në Kanionet e Osumit me “Albania Rafting Group” dhe padiskutim që u mbërthye nga bukuritë e Koloradove Shqiptare. Aty i lindi ideja që bashkëshortes së tij të ardhshme t’ia shprehte pikërisht poshtë ujëvarës së madhe kërkesën për të ndarë bashkë jetën deri në vdekje.
Gjatë gjithë kohës ka qenë në kërkim të propozimit më të veçantë bërë ndonjëherë dhe ishte i pari që mori bekimin e Kanioneve dhe 8 ujëvarave për lidhjen në martesë. Pjesë e organizmit ka qenë gjithë shoqëria e tyre dhe skuadra e “Albania Rafting Group” me në krye Zamo Spatharën.
******
Humori i Pëllumbit: Doja të gjeja diçka të veçantë, ndryshe s’më pranonte
Pëllumbi e nis rrëfimin e tij, duke bërë shaka ndërsa pohon se: “Duhet të gjeja një propozim interesant, ndryshe Blerina nuk do t’më pranonte”. Plani për të arritur qëllimin kishte kohë që mendohej e përgatitej. Me ndihmën e shoqërisë, ai ka mbërritur në pikën ku dëshironte të nxirrte unazën nga xhepi dhe të bënte kërkesën e duhur dhe ja arriti. Përveç “Po-s” ka marrë nga Blerina edhe fjalinë: Është gjëja më e bukur që më ka ndodhur. Po dridhem…
Pëllumb, pse zgjodhët këtë mënyrë për t’i propozuar për martesë Blerinës?
E zgjodha këtë pasi Blerina më kishte kërkuar që t’i bëja propozimin më të bukur që ekzistonte, përndryshe nuk do të pranonte të martohej – shaka kjo…(qesh). E zgjodha këtë mënyrë sepse doja që lidhjes tonë të veçantë t’i shtoja dhe këtë kujtim po aq të veçantë, të cilin do ta mbajmë mend gjatë…
Me kë bashkëpunuat për realizimin deri në fund të këtij “plani”. Na tregoni pak rrugën që ndoqët për realizimin e kësaj surprize?
Për këtë bashkëpunova me shoqërinë time nga Kosova. Do të doja të përfshija dhe shoqërinë e Blerinës, por rastisi që të mos u organizonim të gjithë njëherësh. Faktikisht kisha një vit që e konsideroja këtë si mundësi, por muajt e fundit fillova të kujdesem për detajet.
U mendova, u konsultova me shoqërinë të cilat do të ishin elementet e nevojshëm për realizimin e këtij plani, si duhet të vepronim që mos të binim në sy dhe të zbuloheshim nga Blerina, apo a duhet të ishte edhe dikush tjetër i përfshirë përveç shoqërisë time etj.
Keni menduar ju, për një dasmë tradicionale, ku Blerina të veshë fustanin e bardhë dhe ju kostumin. Si do të jetë ajo dhe ku ?
Dasma do të jetë një miks mes tradicionales dhe modernes, do të ketë Blerinën me fustanin e bardhë, mua me kostumin dhëndëror, por më pas nuk i dihet, mbetet për tu zbuluar….. Patjetër që çdo gjë është menduar me kujdes duke u munduar të bëjmë dhe një miks kulturash e zakonesh, duke filluar nga vendi ku do bëhet deri te këngëtari etj….
Çfarë ju tha Blerina, pasi kishte përfunduar gjithë ceremonia e propozimit?
Blerina gjithë frymë, më tha: “Është gjëja më e bukur që me ka ndodhur. Po dridhem…”.
Keni ju një mesazh për djemtë shqiptarë që duan t’iu propozojnë të dashurave të tyre martesë?
Mesazhi im do të ishte që në momentin që mendojnë se kanë gjetur personin e duhur në jetë dhe duan t’i shprehin një vendim të tillë, ta bëjnë pa ndrojtje dhe pa e menduar gjatë. Kjo sepse propozimi, e sidomos ai për martesë, është me të vërtetë diçka i veçantë e që mbahet në mendje. Ndaj dhe duhet të personalizohet sa më shumë nga çifti. Është si diçka e tyre, e cila i lejon të dalin jashtë monotonisë dhe të jenë përgjithmonë ndryshe nga të tjerët.





ps-fotot ja u fus mbas 6 diteve;)

Info

Kuriozitete&enigma
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi