Itali, ujëvarë llave nga vullkani Etna
Sun 7 Aug 2011 - 19:23
Vullkani Etna në Katania është ngjallur sërish dhe gjatë natës ka dhënë një spektakël të vërtetë, me një llavë që ka rrjedhur nga krateri jug-lindor.
Fenomeni ka zgjatur disa orë dhe i ka dhënë jetë një ujëvare llave që është shoqëruar me re të mëdha hiri që janë përhapur në të gjithë provincën.
Aeroporti Fontanarossa i qytezës siciliane për rrjedhojë ka mbetur i mbyllur për disa orë, nga mesnata deri në 7 të mëngjesit të sotëm.
Agjencitë italiane të lajmeve bëjnë të ditur se për shkak të resë së hirit u anuluan pesë fluturime të parashikuara gjatë orëve të natës.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi