Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Stresi ne individe: dy tipet e sjelljeve.. Empty Stresi ne individe: dy tipet e sjelljeve..

Fri 25 May 2012 - 21:30

C'eshte stresi, a eshte stresi semundje???

Reaksioni akut i stresit...

Crregullimi pastraumatik i stresit...

Tipi i sjelljes A dhe tipi i sjelljes B

Sresi eshte nje reaksion i pergjithshem kryesisht permbledhje e reaksioneve jo specifike te organizmit gjate pershtatjes. Qellimi eshte ruajtja e homeostazes se brendshme e cila eshte e rendesishme gjate mbijeteses. Ky reaksion eshte quajtur "Sindromi i pergjithshem i adaptimit". Cdo qenie e gjalle, madje edhe njeriu, disponon nje numer te madh te mekanizmave pershtates. Ato e mbrojne homesotazen e organizmit e cila gjate gjihe kohes eshte e rrezikuar nga faktore te ndryshem. Shfrytezimi i ketyre mekanizmave individual te mbrojtjes, raporti specifik me faktoret rregullues nuk quhet stres. Vetem kur organizmi eshte i detyruar te shfrytezoje te gjitha mekanizmat mborjtes se organizmit quhet stres.
Gjendja e stresit te organizmit kalon ne tre stade:

STADI I ALARMIT:

Fillon nga momenti i veprimit te stimulit i cili crregullon homeostazen

STADI I REZISTENCES MBROJTESE:

Organizmi mundohet te pershtatet me kushtet e sapokrijuar

STADI I SHTRYDHJES SE MUNDESIVE MBROJTESE TE ORGANIZMIT

Mund te kete per pasoje semundjen madjen con deri ne vdekje

Vete stresi nuk eshte semundje,por nese tejkalohet suksesshem atehere mund te sjellje ndryshime dhe semundje te nderlikuara biologjike,psikologjike dhe sociale. Paraqiten ndryshimet e perjetimeve subjektive me komponent konjektiv dhe afektive,ndryshime te sjelljes,ndryshime endikrine dhe te imunitetit. Pasojat e shpeshta psikike per shkak te veprimit te stresit akut intensive dhe kronike jane:reaksioni akut ki stresist dhe reaksioni pastraumatik i stresit.Persa i perket reaksionit akut te stresit ky crregullim zhvillohet tek personi pa ndonje crregullim mental te pranishem duke u manifestuar si reaksion i stresit te rende. Zakonisht qetesohet per disa ore ose disa dite.Cregullimi akut istresit zhvillohet gjate ose menjehere pas ngjasrjes traumatike e cila vepron si faktor stresogjen.Me shpesh jane ndodhi me perfundim vdekjeprurese ,lendime e demtime te renda,kryesishtrrezikim te jetes dhe integritetit trupor.Simpatomat na tregojne perzierje tipike dhe ndryshime ne fotografine klinike(Pacientet ndjejne se sikur jane ndarenga trupi i tyre).
Shpesh paraqiten veshtiresi ne perqendrim,i cili mund te veproje negativisht ndaj kryerjes se detyrave me te thjeshta. Ne disa raste paraqitet reaksioni depresiv.
Per reaksionin akut te stresit behet fjale nese eshte e pranishme nje simptome nga teresia e simptomave karakteristike per kete crregullim:

1.Perjetim i perhershem i perseritur te ngjarjes traumatike
2.Anashkalimi ivendeve,njerezve dhe aktiviteteve kryesisht gjithcka qe na perkujton ngjarjen traumatike.
3.Veshtiresi gjate fjetjes,hipervigjelence,shqetesim etj.

Nese simpatomat zgjasim me shume se tre muaj, diagnoza e crregullimit akut te stresit ndryshohet me reaskionin pastraumatik te stresit. Ndersa persa i perket crregullimit pastraumatik te stresit per here te pare ky entitet i vecante psikologjik u zyrtarizua rreth vitit 1980 nga klasifikimi i dhne prej Shoqates se Psikiatrave Amerinake.SIndromi i ngjashem me emra te ndryshem eshte pershkruar edhe me heret. Da Costa(1871)pas luftes civile emerikane e pershkruan si "Zemer e ndjeshme e ushtarit".Ndersa pas Luftes se Pare Boterore ,eshte pershkruar si "Shok nga granatimi" dhe "Neuroza e luftes". Ndrsyhe paraqitet si pergjigje e vonuar e ndodhise se stresit ose situates,nga natyra e fuqishme ose katastrofave rrezikuese,te cilat tek personi paraqitet ne periudha prej disa javesh,e deri ne gjashte muaj pas ngjarjes traumatike.Kohe pas kohe paraqiten sulme dramatike te frikes,panikut,dhe shqetesimit.Shpesh paraqitet eksitomi neurovegjetativ.Rritja e insomise,si edhe e ankthit te depresionit,rralle fiton rrjedhe kronike.

Ne psikologji ekzistojne dy tipe sjelljesh:

TIPI A: Njerezit e tipit A kane prirjen te jene individe konkurrues,agresive,te paduruar dhe gjaknxehte te cilet vazhdimisht jane nen stres. Njerezit e ketij tipi jane te padurueshem me te tjeret, te cilet nuk ndjekin nje ritem me te. Ata jane tipa qe kerkojne vetem te konkurojne duke u futur ne gare me vete kohen.Personi i tpit A kerkon me cdo kusht te arrije me sukses qellimet e ti,por qe shpesh deshtojne nga mungesa e padurimit te tyre. Tipi A ka me teper mundesi te vuaje nga semundja koronare e zemres,kur arrin moshen e trete. Aktiviteti i sistemit nervor simpatik dhe sekretimi i neropirefrina eshte me me i larte tek njerezit e tipit A. Neroppirefrina eshte hormon qe se bashku me sistemin nervor simpatik e pergatisin trupin per situata urgjente. Nivelet e larta te sekretimit te ketij hormoni kontribuojne ne menyre te dukshme ne semundjet koronare te zemres. Tipat A jane me te afte dhe me efektive,se ata te tipit B ne nje atmosfere ku shperqendron vemendjen. Ata jane teper te afte te perballojne punen qe kane ne dore ashtu edhe ngacmuesit shperqendrues.

TIPI B: Pershkruan nje tip te ndryshem te sjelljes. Njerezit e tipit B reagojne qetesisht ndaj kerkesave te mjedisit. Nuk jane agresive,nuk jane konkurues, nuk karakterizohen si tipa urgjente. Jante te preokupueshem dhe dine te zgjidhin situatat me qetesi dhe durim. Per ekte arsye nuk perjetojne stres te vazhdueshem si tipi i sjelljes A.


psikologji
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi