Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Prifti amerikan: T’i izolojmë deri në vdekje homoseksualët Empty Prifti amerikan: T’i izolojmë deri në vdekje homoseksualët

Fri 25 May 2012 - 22:03
Një prift amerikan ka provokuar reagimin e shumë përdoruesve të internetit, pasi ka hedhur propozimin për të “mbyllur homoseksualët brenda një gardhi elektrik, ku të mbeten deri sa të vdesin”.Prifti baptist Çarls Uorlei e ka bërë deklaratën ofenduese për komunitetin gei më 13 maj, në kishën e Maidenit, në një qytet të vogël të Karolinës së Veriut, shteti që këtë muaj e ndaloi me ligj martesën e njerëzve me të njëjtin seks, pas një referendumi.

Deklarata

Duke folur para besimtarëve, Uorlei ka thënë “Të ndërtojmë një gardh të madh dhe të fusim brenda tij të gjitha lesbiket. Ushqimin t’ua hedhim nga lart. Të njëjtën gjë të bëjmë edhe me meshkujt gei, por të sigurohemi që gardhi të jetë elektrik, në mënyrë që të mos munden të dalin. Pas pak vitesh do të vdesin, se nuk kanë mundësi të riprodhohen”.



Reagimi në internet

Predikimi i priftit është regjistruar dhe videoja e postuar në Youtube ka shkaktuar një dallgë të madhe reagimesh. Një shoqatë që lufton kundër diskriminimit të homoseksualëve ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një manifestim që do të zhvillohet të dielën para kishës në fjalë.

“Do të mbushim sheshin para kishës për t’i treguar botës se urrejtja nuk ka vend në komunitetin tonë”, thuhet në një mesazh të postuar në Facebook nga organizatorët.



Kundër Obamës

Pastori Uorlei, i cili i ka shpërfillur protestat, ka thënë se nuk do të donte që deklaratës së tij t’i bëhen interpretime që lidhen me presidentin Obama, një nga mbështetësit e martesave mes personave të të njëjtit seks. / G.N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi