Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Roberti i Agimit të Artë: “Jam Vorioepirot dhe do luftoj deri në vdekje për atdheun tim” Empty Roberti i Agimit të Artë: “Jam Vorioepirot dhe do luftoj deri në vdekje për atdheun tim”

Fri 21 Sep 2012 - 17:37
Roberti i Agimit të Artë: “Jam Vorioepirot dhe do luftoj deri në vdekje për atdheun tim” Roberti-300x234I nxehur jashtë mase duhet të jetë bashkëpunëtori i deputetit të Agimit të Artë në Greqi, Kostandinos Barbarusis. E kemi fjalën për Robertin, i cili e ka pranuar tashmë që vjen nga Shqipëria.
Shumë media elektronike greke kanë shpërndarë lajmin ku thuhet se Roberti nuk është as vorioepirot, por shqiptar i thjeshtë dhe kjo gjë nuk ka tronditur vetëm Robertin, por edhe simpatizantët e Agimit të Artë. E ndërsa blogjet janë mbushur me komente nga më të ndryshme, vetë Roberti ka vendosur që nëpërmjet një autobiografie, ta vendosë vetë pikën mbi i.

Kjo, pasi disa websajte kanë filluar të analizojnë prejardhjen e tij dhe të thonë madje se emri Robert “nuk nga kujton Greqinë tonë pasi këto emra i kanë vetëm shqiptarët katolikë dhe kjo homogjenët ortodoksë nga Vorioepiri”.

Ndaj ndoshta u detyrua të reagojë edhe Roberti, nëpërmjet Facebook:

“Quhem Chaidis Robertos, i biri i Thomait dhe i Athinasë, nip i Andonit dhe i Sotirias dhe stërnip i Aristidhis dhe i Penelopit. Linda në Sarandë dhe u rrita në fshatin Lukovë të Himarës, fshat i Epirit me histori 4000 vjeçare. Kur isha në moshën 1 vjeçare, me urdhër të prokurorit u pagëzova me këtë emër dhe kur erdha në Greqi, kërkova të pagëzohesha përsëri dhe ati im shpirtëror, në Agrinio, pater Gerasimos (sot 80 vjeç) i cii më njeh shumë mirë mua dhe familjen time, më tha se nuk lejohet që të pagëzohem për herë të dytë.

U mora në mënyrë profesionale me peshëngritjen dhe kam marrë pjesë në kampionate, studiova dhe kam 2 diploma universiteti për Agronomi dhe Fizkulturë, si dhe kam punuar si mësues në Delvinë.

Kur në Shqipëri sundonte regjimi komunist, kërkova azil politik në Greqi, me kërkesën se “jam armik i rregjimit komunist në Shqipëri”.

Në vitin 1991 u martova në kishën e Shën Kristoforit (të vjetrën) në Agrinio me prift dhe me kumbarë. Mendoni se do lejojë kisha që të martohet aty një i papagëzuar?

Gruaja ime është geke nga Agrinio dhe ka biznes që nga mosha 20-vjeçare. Në Vorio Epir hapëm biznesin familjar Hotel Palace Lukova, që këtë vit u vlerësua me çmim nga tripadvisor.

Në Shqipëri jam akuzuar nga mediat si nacionalist grek, ndërsa sot papritur në Greqi akuzohem si shqiptar.

Ata që më akuzojnë janë ata që i shitën Vorio Epirin shqiptarëve, janë ata që nuk respektuan asnjëherë protokollin e Korfuzit në vitin 1914. Janë vëllezërit e të zinjve, janë ata që nuk shfaqen kurrë me fytyrën e tyre. Jam Epirot dhe do të luftoj për atdheun tim deri në vdekje”, përfundon deklaratën e tij në facebook Roberti, i cili është pjesë e Agimit të Artë. /alb-observer.com/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Roberti i Agimit të Artë: “Jam Vorioepirot dhe do luftoj deri në vdekje për atdheun tim” Empty Re: Roberti i Agimit të Artë: “Jam Vorioepirot dhe do luftoj deri në vdekje për atdheun tim”

Sat 22 Sep 2012 - 16:57
E ka godit varferia ne trru kete!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi