Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur fati të përkrah deri “në vdekje” Empty Kur fati të përkrah deri “në vdekje”

Fri 4 Mar 2011 - 17:44
Kur fati të përkrah deri “në vdekje” Fati
Një italian 58-vjeçar duhet të konsiderohet si një prej njerëzve më me fat të planetit, ndonëse fati i tij ishte tragjik për dy persona të tjerë.
Pasi vuante nga një sëmundje e gjatë dhe e pashërueshme në zemër, 58-vjeçari u lajmërua nga spitali i Torinos që ishte vënë në krye të listës së pritjes për një transplant zemre.

Tre ditë më parë, ai u informua se një dhuruese u gjet për të, nga një grua që kishte pësuar dëmtime të pariparueshme në tru, në një spital të Çezenës.

Ndërsa priste transportin e organit, torinezi u fut në sallën e operacionit dhe procedura e heqjes së zemrës së tij u krye. Për fatin e keq, koha e keqe bëri që helikopteri i nisur me organin të pësonte një aksident në nisje.

Helikopteri doli nga pista në nisje dhe ndonëse askush nuk mbeti i dëmtuar, organi u bë i papërdorshëm.

Pa zemër dhe me kraharorin e hapur, kapaciteti i pajisjeve që mbanin në jetë 58-vjeçarin ishte duke u ezauruar, kur një dhurues u gjet në momentet e fundit, pas një aksidenti rrugor të ndodhur pranë spitalit.

Për fatin e mirë të 58-vjeçarit dhe për fatin e keq të të ndjerit, grupi i gjakut ishte i njëjtë, ndërsa zemra e tij ishte tërësisht e përputhshme.
blodyboys
blodyboys
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 291
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : gramsh
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 18/02/2011

Kur fati të përkrah deri “në vdekje” Empty Re: Kur fati të përkrah deri “në vdekje”

Fri 4 Mar 2011 - 19:56
zoti ka menyra te ndryshme per te vepruar
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi