Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Paradoksi” i pushimit shpjegon pse koha fluturon Empty “Paradoksi” i pushimit shpjegon pse koha fluturon

Sat 26 May 2012 - 3:51
Misteri pas të ashtuquajturit “paradoks ipushimit” ështëshpjeguar në prezantimin e psikologes Claudie Hammond në konferencën britanike të shoqërisë së psikologëve në Londër; muajin e kaluarZonja Hammond shpjegon se si kur bëjmë diçka të re dhe interesante, si p.sh. kur jeminëpushim, duket që koha kalon më shpejt se sa kur mërzitemi apo jemi të shqetësuar.Por kur shikojmë mbrapa, vlerësimi ynë i kohës bazohet në atë se sa kujtime të reja individuale kemi arritur të ndërtojmë gjatë asajperiudhe, ka shpjeguar ajo. Në dy javë normale personi mesatar “grumbullon” vetëm në mes gjashtë dhe nëntë kujtime të reja, sepse një pjesë të madhe të asaj që bëjmë e zë rutina jonë. “E njëjta gjë ndodh derisa plakemi dhe prandaj koha fillon të kalojë më shpejt. Ekzistojnë më pak kujtime për gjërat e reja, ndërsa gjërat e njëjta i bëjmë gjithnjë e më shpesh”, ka thënë Hammond.Njerëzit të cilët ankohen se si ju duket që vitet vetëm kalojnë para tyre dhe atë me shpejtësi gjithnjë më të madhe, duhet të ngadalësojnë pak gjërat, ashtu që t’i bëjnë vikendet e tyre sa më interesante dhe të thyejnë rutinën e tyre të përditshme.
Shkoni në punë përmes rrugës tjetër, dilni nga autobusi një stacion më herët ose përpiquni që të mos e hani atë sandviç të njëjtë për drekë çdo ditë, mund t’ju duket që jeta kalon megjithatë pak më ngadalë, ka shtuar ajo.
Të mësuarit e manipulimit me perceptimin tonë të kohës mund ta bëjë jetën tonë më të plotësuar dhe të zhgënjejë ata që ndiejnë se si vitet fluturojnë më shpejt, sa më të moshuar që janë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi