Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Paradoksi i turizimit Empty Paradoksi i turizimit

Sun 31 Jul 2011 - 11:17
Paradoksi i turizimit Turizmiii
Në vitin 2010 në Shqipëri, sipas Organizatës Botërore të Turizimit hyne në Shqipëri mbi 2.2 milionë turistë, ose 25.6 për qind me shumë krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se të ardhurat që ekonomia përfitoi nga keta turiste arritën mbi 1.6 miliardë dollarë. Sipas Organizatës Botërore të Turizimit një vizitor që mbërrin në Shqipëri shpenzon mesatarisht 730 dollarë, gjatë qëndrimit të tij këtu. Të dhënat tregojnë se në tre vjet të ardhurat mesatare që ekonomia përfiton nga një turist kanë rënë me gati dy herë nga 1300 dollarë që ishin në vitin 2008, në vetëm 730 dollarë në 2010.

Rezultatet per turizimin ne Shqiperi po tregojne se paradoksalisht rritja e numrit te turisteve nuk do te thote nje raport te drejte te te ardhurave. Ky paradoks vertetohet edhe nga te dhenat zyrtare te qeverise. Sipas Ministrisë së Turizmit krahasuar me vitin 2005, numri i turistëve është rritur me mbi 10 herë, ndërsa të ardhurat me vetëm 2.1 herë. Kjo panoramë, bëhet edhe më paradoksale nësë do të merret parasysh rritja e cmimeve.

Në 5 vitet e fundit inflacioni është mbi 20 për qind, që do të thotë se vetëm per kete shkak i njëti numër turistësh, pa marrë parasysh rritjen e vizitorëve, duhet të kishte shpenzuar ne fund te viti 2009 të paktën 20 për qind më shumë se 5 vjet me pare, por rezulton vetem 2. 1 here. Rezultatet per rritjen e numrit te turisteve japin vetem nje shkelqim te rreme. Rritja e turisteve, por renia e te ardhurave tregon se Shqiperia po afron turizem me pak se me pare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi