Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çdo vit 10 mijë transplante me organe të blera në tregun e zi Empty Çdo vit 10 mijë transplante me organe të blera në tregun e zi

Mon 28 May 2012 - 17:10
“Jepni një veshkë, blini një i-Pad”. Ky është slogani i ideuar nga një trafikanti kinez organesh, i cili është intervistuar nga britanikja “The gardian”, pas shpërndarjes nga Organizata Botërore e Shëndetit të raportit shqetësues për trafikun e organeve.Sipas OBSH-së, çdo vit kryhen 10 mijë transplante me veshka të blera në tregun e zi. Sipas dëshmisë së ndërmjetësit kinez, tregu i organeve është një minierë ari. Në të, “tregtarët” si ai mund të gjejnë një veshkë për 3 mijë euro brenda 10 ditësh. Por kush ka nevojë për një organ të tillë është i gatshëm të paguajë edhe 150 mijë euro dhe në këtë pikë fitimi i trafikantëve është më se i dukshëm.



Grupet kriminale

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ekziston një grup trafikantësh ndërkombëtarë, i cili është në gjendje të sigurojë nga shtresat e varfra veshka për shuma që rrallë i kalojnë 4 mijë euro dhe pastaj shiten me çmime shumë të larta. “Turizmi i transplanteve” ka si objektiv vende si Kina, India, Pakistani etj. “Është ende i freskët lajmi i arrestimit të një izraeliti me akuzën se kishte arkitekturuar një trafik klandestin organesh njerëzore në vitin 2008, që drejtohej nga klinika “Medicus” në Prishtinë”, shkruan e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

Në Prishtinë janë dërguar pas hekurave shtatë kosovarë, ndërsa nën gjykim është edhe kirurgu turk, Yusuf Sonmez, i njohur me nofkën Dr. Frankenshtajn. Organizata i rekrutonte dhuruesit e organeve në zonat më të varfra të Europës Lindore, me premtimin për një çmim 15 mijë euro, që shpesh nuk mbahej.

Me këtë mekanizëm, në klinikën “Medicus” në Prishtinë dyshohet se janë hequr të paktën 30 veshka, të cilat u janë shitur atyre që kishin nevojë, shpesh izraelitë, me një çmim prej të paktën 100 mijë euro. Hetimet nisën në vitin 2008, pas një kontrolli në aeroportin e Prishtinës, ku një pasagjeri në gjendje të rëndë shëndetësore, iu konstatua plaga e freskët e ndërhyrjes për heqjen e veshkës.



Trafiku në rritje

“Trafiku ilegal i organeve ka shënuar një rënie në periudhën 2006-2007, por tashmë po përballemi me një shpërthim të ri”, thotë Luc Noel i OBSH-së. Organi kryesor që trafikohet mbetet veshka, e cila përbën 75 për qind të rasteve, për shkak të nevojës së të sëmurëve me diabet, hipertension dhe probleme kardivaskulare. Sipas OBSH-së, në vitin 2010 janë 106 879 organet e transplantuara në 95 shtete. 73.179 % e tyre ishin veshka. Ndërhyrjet e kryera në fakt përbëjnë vetëm 10 për qind të kërkesës botërore. Mendohet se një në 10 transplante të tilla është arritur falë blerjes së organeve në tregun e zi. / G.N.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi