- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Rita Ora “shkund” shqiptarët e Zvicrës
Mon 28 May 2012 - 17:30
Në orët e vona të të shtunës, Rita Ora ylli shqiptaro-britanik, po performonte në skenën e diskotekës shqiptare “Rinora4” të Rümlangut (Cyrih). Po në këtë kohë në Baku po kumtoheshin rezultatet e Eurovisionit sipas të cilave Rona Nishliu kishte dalë e pesta. Një koincidencë që do të donim të përsëritej më shpesh, raporton portali Albinfo
Paraqitja para bashkatdhetarëve ishte emocion i fuqishëm që Rita Ora nuk e kishte përjetuar kurrë deri më sot
Në orët e vona të të shtunës, Rita Ora ylli shqiptaro-britanik, po performonte në skenën e diskotekës shqiptare “Rinora4” të Rümlangut (Cyrih). Po në këtë kohë në Baku po kumtoheshin rezultatet e Eurovisionit sipas të cilave Rona Nishliu kishte dalë e pesta. Një koincidencë që do të donim të përsëritej më shpesh, raporton portali Albinfo
Në fakt, për mijëra shqiptarë të Zvicrës, të rinj e të reja, të shtunën mbrëma të gjitha rrugët shpienin në Rinora4. Ishin dy gjëra që po lidheshin në një pikë: e para ishte se aty po vinte këngëtarja që e krahasojnë me Rihanna-n, dhe e dyta, se kjo këngëtare, Rita Ora, është një shqiptare nga Kosova, e rritur në Londër.
Publiku kishte më shumë se një orë që po priste. Muzika ritmike po pëlqehej, Dj Beka me kompani po e mbante në nivel disponimin e mysafirëve ndërsa në rreshtat e parë, rreth skenës, kishte filluar të bëhej shumë vapë. Por, ngjitja në skenë e Rita Orës është diçka e pakrahasueshme me të gjitha këto. Ajo hyri si një uragan që zë në befasi gjithçka dhe përfshin në rrathët e vet çdo gjë.
Ovacionet, klithjet dhe duart e ngritura lartë, shoqërojnë këngën dhe vallëzimin e zjarrtë të këngëtares temperamente të ardhur nga Londra. Rita ua kthen fansave të saj adhurimin me nderim. “Mirëmbrëma shqiptarë”:, “Ku jeni shqiptarët e mi”, ose: “Nuk ka komb më të mirë se shqiptarët”…, janë disa nga sloganet që ajo ua drejton atyre, shqip e anglisht. Ndërsa dëgjimi i këngëve të saj ( i këndoi vetëm dy) ishte përjetim kulmor për masën e madhe të të rinjve që kishin ardhur sonte këtu.
Rita Ora vetëm pak orë më parë kishte kënduar në koncertin e kult grupit të njohur “Coldplay”, në stadiumin Letzigrund të Cyrihut
- Dy shqiptaret në AMA: Rita Ora e veshur më së miri dhe Bleona Qerreti e veshur më së keqi
- Shaqiri, futbollisti numër një i Zvicrës
- Babai i shqiptarëve Zvicrës: Më falni!
- “Do t’i vras shqiptarët” – Statusi detyron tre shqiptarët ti thyejnë nofullën grekut të “Agimit të A
- Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse shqiptarët të luftojnë për ata?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi