Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Koreografi shqiptar i Lojërave Olimpike të Salernos Empty Koreografi shqiptar i Lojërave Olimpike të Salernos

Wed 30 May 2012 - 19:55
Koreografi shqiptar i Lojërave Olimpike të Salernos Bernard-shehu-300x251Magdalena Alla

Bernard Shehu është “prodhim” i Akademisë së Baletit në Tiranë, sikurse balerinët e tjerë të njohur në Itali: Klejdi Kadiu, Ilir Shaqiri, Ambeta Toromani etj. Edhe pse pa një famë të dallueshme televizive, 30-vjeçari shqiptar që punon aktualisht në Baletto di Roma në kryeqytetin fqinj ka tashmë në CV-në e tij profesionale eksperienca jo të vogla: ka punuar në Teatrin e Firences, në atë të Parmës, në atë të Modenës me role kryesore në Zhizel, Don Kishoti, Rigoleto, Otello, Romeo e Zhulieta, Aida, Turandot; thirret si anëtar jurie në konkurse baleti dhe rrok çmime çdo vit: në 2001 fitoi “Grishko International Competition” në Pragë, në 2003 mori vendin e parë si solist në konkursin e Teatrit të Torinos; në 2004, çmimin e parë në Konkursin e Montecatinit etj. Një vit më parë, në qershor 2011, ka përgatitur koreografitë në Lojërat Olimpike të Maceratës në Itali. Një vit më pas, këtë 9 qershor e kërkojnë sërish: duan të marrë përsipër kërcimet e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Rinore të Salernos.



Në balet, prej dëshirës së babait

“Kam hyrë në balet falë tim eti dhe i jam mirënjohës për këtë. Në moshën 10 vjeç, kur fillon kjo lloj shkolle, është e vështirë të marrësh vendime për shkollimin. Por babai futi edhe mua edhe motrën time në këtë shkollë. Gjithmonë na thoshte se fëmijëve donte t’iu jepte një jetë më të mirë me art”.

Pas 7 vjet studimesh në Akademinë e Tiranës, u largua nga vendi pas trazirave të ’97-s. Me destinacion jo Perëndimin, por Lindjen: në ish-Bashkimin Sovjetik, sfidant i pandryshueshëm për nivelin e baletit klasik.

U ndal në Azerbajxhan në shkollën e njohur koreografike të Bakut për tre vjet.



Nëse gjen rrugën, ndihesh mirë

“Isha vetëm 14 vjeç kur ika në ‘97, por tani them që bëra mirë. Ishte një përvojë e bukur jete, por edhe gjeta traditën e shkollës ruse, mjaft e njohur për nivelin e lartë të baletit”, – tregon Bernardi. Në destinacionin e tij të mëpasëm, në Itali, mbërriti me dy “shkolla” në trup: formim klasik dhe kërcim modern.

“Pas kthimit në Shqipëri nga Azerbajxhani, u gjenda në Romë në një festival me një trupë valltarësh popullorë. Kur ai mbaroi, të tjerët u kthyen, ndërsa unë jo. Një miku im që më prezantoi me mësuesit e Qendrës Ndërkombëtare të Dancit në Parma”

Pasi e panë, ata i ofruan një bursë studimi 3-vjeçare. Kështu nisi aventura e Bernardit në Itali. “Këtu ndihem shumë mirë dhe as që mendoj të ndërroj vend. Nëse bën jetën tënde të rregullt në rrugën tënde nuk besoj se ka probleme, kudo që të ndodhesh”, – thotë ai në këtë bisedë për lexuesit e “Trup e Shpirt”







Disa vëzhgime për baletin shqiptar sipas Bernardit



Kemi një shkollë shumë të mirë danci me bazë klasiken. Por çfarë mungon në Shqipëri është kërcimi bashkëkohor. Jemi ende shumë pas në këtë pikë.


Kam ëndërr të organizoj një gala kërcimi në Shqipëri, ku të mblidhen gjithë balerinët shqiptarë nëpër botë e të kthehen të kërcejnë të gjithë në Shqipëri.


Jemi 3 milionë në Shqipëri prej të cilëve në një klasë, në një vit fitojnë vetëm 20 për balet. Këtu në Itali ka 30 shkolla në një provincë me 30 mijë njerëz. Pra në Shqipëri ka një përzgjedhje shumë më të fortë dhe pas 8 vjetësh me nga tetë orë mësimi në ditë, mendoj se është normale që pjesa më e madhe të dalin të zotë.


Baleti nuk njeh gjuhë apo kombësi. Nuk mendoj se ka ndryshim nëse je balerin shqiptar në Itali apo në një shtet tjetër.


Imazhi i shqiptarëve ka ndryshuar edhe falë balerinëve në televizionet italiane si Klejdi, Anbeta, Iliri etj. Pasi janë emisione që ndiqen nga shumë njerëz. Kështu ata kanë mundësinë të shohin dhe një faqe tjetër të ne shqiptarëve, jo vetëm çfarë japin lajmet e kronikës.




Jetëshkrimi

Mosha: 30 vjeç

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Romë

Arsimi: ’92-‘97 ‘Akademia e Dancit’ në Tiranë.’97-2000 “Baku Choreographic School” Azerbajxhan
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi