Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Zvicra do tatojë depozitat gjermane, i hapet rruga Greqisë Empty Zvicra do tatojë depozitat gjermane, i hapet rruga Greqisë

Thu 31 May 2012 - 13:52
Zvicra do tatojë depozitat gjermane, i hapet rruga Greqisë 54954_1ATHINE
- Hapet rruga për tatimin e depozitave greke në bankat e Zvicrës, pas
marrëveshjes së arritur ndërmjet Bernës dhe Berlinit, mbi tatimin e
depozitave gjermane në këtë vend.

Zvicra miratoi marrëveshjen
ndërqeveritare me Gjermaninë mbi tatimin e depozitave gjermane në vend,
tatim që do të arrijë edhe në 41%. Sipas marrëveshjes, taksimi për
llogaritë e huaja do të fillojë që në krye të vitit 2013. Ndërkohë
Zvicra refuzon automatikisht të shkëmbejë informacion mbi depozituesit e
huaj dhe për këtë arsye marrëveshja ndërshtetërore parashikon pagimin e
taksës duke ruajtur anonimitetin e depozitave.

Ekspertët
zviceranë nuk janë dakord për publikimin e identitetit të depozituesit
të shumave, pasi sipas tyre, publikimi i identitetit do të trondiste
besimin e klientëve të bankave të Zvicrës.

Ky zhvillim
konsiderohet pozitiv për interesat greke, pasi që nga viti 2010 edhe
Greqia është në negociata me autoritetet zvicerane për përfundimin e
marrëveshjes ndërqeveritare të ngjashme me atë mes Zvicrës dhe
Gjermanisë, që do të çojë në tatimin e depozitave greke në bankat
zvicerane.

«Financial Times Deutschland» shkruante se 200
miliardë euro janë depozituar nga grekët në bankat e Zvicrës, ndërsa
disa burime flasin edhe për 600 miliardë euro. Me arritjen e një
marrëveshje të tillë, Athina pretendon të luftojë evazionin fiskal dhe
krimin ekonomik, pasi ato miliarda karakterizohen kryesisht si "para e
zezë", fitime nga korrupsioni dhe evazioni. Nëse arrin të tatojë
depozitat e grekëve në Zvicër, Greqia do të marrë taksa të rëndësishme
të zhdukura për disa vite, duke mbyllur ndoshta një nga "vrimat" në
arkën e saj të buxhetit.
Zvicra do tatojë depozitat gjermane, i hapet rruga Greqisë Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi