Gjuha e ashpër gjermane: “Greqisë shtyrje 2 javë dhe jo 2 vjet”
Sat 14 Jul 2012 - 1:41
Në raportin e përkohshëm të trojkës për zbatimin e reformave të memorandumit, Greqia, situata e Athinës paraqitet katastrofike, sipas një botimi në gazetën gjermane “Rheinische Post”.
Në këtë raport vihet në dukje se qeveria greke nuk ka plotësuar 210 nga 300 detyrat që i ishin caktuar, shkruan gazeta.
Sipas Deutche Welle, në fushën e privatizimeve do të bëhen sivjet vetëm dy lëvizje, që do të sjellin disa miliona në arkën e shtetit.
Në të njëjtën kohë, qeveria gjermane hedh poshtë kërkesat e qeverisë greke për një shtyrje 2-vjeçare të afatit të shlyerjes së detyrimeve të Greqisë, duke e cilësuar si “kërkesë krejtësisht të papranueshme”.
Merkel është shprehur se Greqia mund të përfitojë vetëm disa javë shtyrje për arritjen e objektivave të saj shtetërore. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi