Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak Empty Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak

Mon 28 May 2012 - 16:01

Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak Spacer
Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak 54844KARAVLASI- Një çift boshnjak kanë keqtrajtuar dhe mbajtur në kushte cnjerëzore për 8 vite me radhë një vajzë gjermane.

Lajmi
konfirmohet nga autoritetet lokale, sipas, të cilave janë njoftuar nga
fqinjët e ciftit Milenko dhe Slavojka Marinkovic, të cilët janë
arrestuar 10 ditë më parë.
Ndërkohë, që vajza tashmë 19 vjece u gjet
në kushte të rënda fizike, psikologjike dhe shëndetësore në një pyll
pranë qytetit Kalesija. Sipas mjekëve ajo peshonte vetëm 40 kilogram si
pasojë e urisë, pasi çifti e kishte lënë pa ngrënë ndërsa në trup kishte
shenja dhune.

Përgjatë 8 viteve vajza nuk kishte komunikuar me askënd dhe as nuk ishte dërguar në shkollë.

Pas arrestimit policia zbuloi se nëna e vajzës, vite më parë, ishte martuar me rrëmbyesin.

"Ata
e mbanin atë të mbyllur, nuk e lejonin të takonte njerëz të tjerë, as
të shkonte në shkollë. Madje e torturonin në mënyrë cnjerëzore”, tha
zëdhënësi i policisë Admir Arnautovic për televizionin shtetëror, FTV

Cifti
u arrestua në datën 17 Maj. Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur nga
policia tashmë ndodhet në një shtëpi të sigurt dhe po merr mjekimet e
nevojshme.

Ka qenë fqinji i ciftit boshnjak, Sead Makalic që i
tregoi policisë rastin e cuditshëm që po ndodhte në fshatin Karavlasi.
Vajza mbërriti disa vite më parë në këtë fshat nga një grua gjermane që
kishte 2 vajza.
"Në atë kohë, unë ndihmova ciftin Marinkovic të
ndërtonin shtëpinë dhe nuk regova vëmendje. Vite më vonë pashe se vajza
hante kungull si derrat në oborr dhe mbetje të tjera që u jepeshin
derrave”.

Një ditë pashë se ata e kishin vënë para një karroce
të lidhur si një kalë dhe vajza i tërhiqte, ndërsa cifti mbi karrocë
gajasej së qeshuri.
Makalic rrëfen se vajza vjen nga komuniteti rom dhe kishte udhëtuar së bashku me familjen e saj nga Gjermani, Austria.
“E
njofotva njëherë policinë, por kur ata erdhën në banesën e cifti, vajza
sipas tyre jetonte si mbretëreshë. Policia nuk gjeti fakte që vajza
keqtrajtohej”.

Për rreth një vit fqinji nuk e pa vajzën asnëj ditë të vitit, dhe cifti i tha se vajza kishte ikur tek të afërmit në Gjermani.

"Por, kur e pashë në datën 15 maj, i bëra fotografi, njoftova policinë”, tregoi fqinji.
Por, familjarët e vajzës, madje dhe nëna e saj thanë se akuzat për ciftin boshnjak ishin vetëm trillime.

“Ai
cift vetëm na ka bërë mirë nuk kemi gjetur kurrë keq prej tyre”, thotë
nëna e vajzës që sipas policisë është martuar me Milenko Marinkovic, për
përfitime.

Vajza u gjet në pyllin e fshatit në gjendje
shëndetësore dhe psikologjike të rënduar. Polciia tha se me të mund të
jetë abuzuar dhe seksualisht , pasi shumë persona frekuentonin banesën e
ciftit, ndërsa banorët kanë dëgjuar shpesh të qarat dhe klithmat e
vajzës.


(d.b/el.me/news24/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak Empty Re: Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak

Mon 28 May 2012 - 16:14
ti vish flaken nga poshte ketyre njerezve
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak Empty Re: Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak

Mon 28 May 2012 - 18:45
skan turp .....
Sponsored content

Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak Empty Re: Bosnje, vajza gjermane, 8 vjet skllave e çiftit boshnjak

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi