Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zumba në Tiranë Empty Zumba në Tiranë

Thu 31 May 2012 - 16:05
Emanuela Sako Kërcimet latine? Disa vite më parë do dukeshin ose të kota, ose herezi, por kohët e fundit janë kthyer thuajse në një modë në Tiranë. Qendra të mësimit të këtij kërcimi dhe kërcimeve të ngjashme i gjen tashmë lehtësisht në jetën e zhurmshme të metropolit. Po cilët janë ata që shkojnë, pse shkojnë dhe si funksionon?“Kërcimi klasik është i preferuar që në moshë të vogël, pasi formon linja të drejta trupore, sidomos një shpinë të bukur. Kërcimet latine tashmë janë të preferuara, pasi njerëzit, pasi i mësojnë, mund i aplikojnë ato në ambiente të ndryshme, si në festa familjare, pub-e etj” – thotë për “Jetë” prof. asc. Roberta Mone, pedagoge koreografe, që ushtron profesionin në një nga këto qendra të mësimit të kërcimeve në kryeqytet.

Roberta na tregon se frekuentuesit më të rregullt kohët e fundit janë nënat dhe fëmijët e vegjël. Mësojnë për vete, duan tua mësojnë dhe fëmijëve. Kërcimi më i preferuar latin për frekuentuesit shqiptarë? “Është Zumba, – thotë pa hezitim, koreografja Mone.

Veç Zumbas së parapëlqyer, ajo u mëson frekuentuesve të qendrës së saj zhanrin klasik, modern, latin, folkun shqiptar dhe kërcimet e veçanta që aplikojnë çiftet e reja që martohen.



Çfarë është zumba?

Kërcimi zumba është kërcim i alternuar me disa lloje kërcimesh të tjera. Zumba është kombinim i kërcimeve, por e alternuar me aerobi. Për shembull: Ka merenge, salsa, regaton, samba etj.

Duke qenë se është tendencë e fundit, ka pasur sukses, pasi zumba është përqafuar nga mosha e mesme dhe të rinjtë. Zumba shërben si një lloj aerobie mjaft e dobishme për trupin, që ndikon në rënien në peshë dhe ruajtjen e elasticitetit.

Prandaj, shpeshherë instruktorët pyesin nëse dëshironi të lëvizni me ritëm dhe të humbni peshë? Për ta, asgjë nuk është më e mirë sesa Zumba për këtë gjë. “Ky lloj kërcimi bën mirë për zemren dhe ndihmon të shkundni muskujt nga pluhuri, – na thotë koreografja Roberta Mone



Çifti në martesë? Vals në hapje, tango në momentin e tortës, dhe mos harroni.. napolonin!

Zhanri më i preferuar është klasikja për fëmijët dhe dhe kërcimet klasike për grupmoshat e rritura. Por, tendenca e fundit e kërcimit është Zumba, – thotë koreografja Mone. Për pedagogen e njohur të kërcimit, ata që vijnë në këto kurse janë njerëzit që duan të mbajnë trupin në formë të shkëlqyer, por çlirojnë edhe energjitë negative.



Roberta, cilat janë moshat në Tiranë që preferojnë të kalojnë kohën duke mësuar për të kërcyer në këto qendra?

Grupmoshat në këto qendra të mësimit të kërcimit fillojnë nga mosha 4-vjeçare dhe deri në 55 vjeç. Gjëja më interesante që kemi bërë është se nënat dhe fëmijët mësojnë bashkë kërcimet. Domethënë, pasi nënat vijnë që sjellin fëmijët dhe fëmijët zhvillojnë kërcimet në studio në njërën anë, ato zhvillojnë kërcimet në studion tjetër. Kjo është diçka e bukur, atyre u pëlqen të mos presin në kafe, por më mirë të bëjnë diçka për të qenë sa më aktive.



Cila është tendenca e fundit e kërcimit?

Tendenca e fundit e kërcimit është Zumba. Zumba është kombinim i kërcimeve, por e alternuar me aerobi. Për shembull: Ka merenge, salsa, regaton, samba etj. Duke qenë se është tendencë e fundit, ne kemi pasur sukses, pasi zumba është përqafuar nga mosha e mesme dhe të rinjtë. E veçantë është se e kërcejnë edhe adoleshentët dhe sidomos femrat.



Kohët e fundit kemi parë që shumë çifte të reja vijnë të mësojnë kërcime. Për çfarë u duhet?

Janë çiftet që kanë ndarë ditën e martesës. Për të bërë një performancë të bukur në dasmë, çiftet e reja vijnë të mësojnë, sepse përgjithësisht nuk dine kërciem të tjera vec tradicionaleve.



Çfarë kërcimesh kërkojnë më tepër çiftet?

Në shumicën e rasteve ata na e besojnë ne zgjedhjen e kërcimeve, që t’u japim mendim, sugjerim etj. E veçanta është që në momentin e hapjes, është bukur të kërcejnë valsin Vjenez, pasi ai është shumë i gëzueshëm dhe përcjell emocion. Kërcimi tjetër aplikohet në momentin e prerjes së tortës. Në këtë moment çifti mund të bëjë një tango, një rumba ose një muzikë tjetër që ata e kanë pasur si melodi të dashurisë së tyre.

E rëndësishme është që muzika të përcjellë emocion dhe të ketë fjalë për dashurinë. Në momentin e tortës, mund të aplikohen edhe miks kërcimesh, si vals, salsa, tuist, Por, nuk mund të harrojmë edhe folkun shqiptar që do të veçoja pogonishten, napolonin dhe djegien e shamisë.





Mirela dhe Alisa nënë e bijë: Kërcim në vend të palestrës

Ndërsa fëmijët e tyre argëtohen nga njëra anë, ato argëtohen në studion tjetër. Kjo është një kënaqësi më vete për nënat, që të lodhura nga stresi i akumuluar gjatë javës, gjejnë një mundësi të shkarkojnë energjitë negative nëpërmjet kërcimeve latine.

Gjatë vëzhgimit tonë në sallat e vallëzimit, syri na zë mjaft nëna dhe fëmijë që ndahen në dhoma për të kërcyer. Mirela është një nga nënat, që së bashku me vajzën 5-vjeçare, Alisën, ndjek kurset e vallëzimit.



Mirela, sa kohë keni që merreni me kërcimin?

Kam që në muajin shtator që e ndjek vallëzimin. Nuk është thjesht vallëzim, por është një kërcim i alternuar me aerobi. E kam zgjedhur se është e nevojshme një deri në dy orë në ditë të bësh aktivitet fizik. Duke qenë se nuk jam shumë e dhënë pas palestrës, kjo më duket më e këndshme.



Çfarë do të thotë për ju, të kërceni në një kohë me vajzën?

Është kënaqësi sepse vajza i mëson që e vogël lëvizjes dhe një numër kërcimesh. Ajo është me grupin e saj të të vegjëlve dhe unë me të rriturit. Në fund, takohemi bashkë dhe shkojmë për në shtëpi.



A i pëlqen vajzës të kërcejë?

Alisës i pëlqen shumë kërcimi, mezi pret të vijë dita e hënë dhe e mërkurë. Ne kemi vendosur që të zgjedhim orare të përbashkëta. Unë për të mbajtur trupin në formë dhe Alisa për të mësuar të kërcejë sepse ka dhe moshën, që mund të bëhet mjaft e talentuar.



Ndjen që jep efekt?

Ndjehem më e gjallë. Kam mësuar disa lloje të reja kërcimesh dhe disa gjëra mbi origjinën e tyre. Jam e impenjuar në masën 80 për qind sepse ka pasur raste që jam detyruar ta ndërpres për shkak të punëve.





Alisa: “Më pëlqen të vij me mamin në kurs”

Alisa 5-vjeçare shprehet se i pëlqen të ndjekë kursin me nënën e saj. Me veshjen e veçantë të një balerine të vogël, ajo futet gjithë kënaqësi në sallat e kërcimit. Na thotë se edhe kur mami nuk ka kohë që të vij në kurs, ajo e llastuar e detyron. “Më pëlqen më shumë të kërcej “Paperinon” – thotë duke u rrotulluar rreth vetes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi