Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

1/3 e popullsisë së Kosovës, duhanpirëse Empty 1/3 e popullsisë së Kosovës, duhanpirëse

Thu 31 May 2012 - 18:39
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ështëshqetësuese përqindja prej 53.6 e fëmijëve në Kosovë të ekspozuar ndaj duhanit.Dita Botërore kundër duhanit e gjen Kosovën pa ligj funksional. Qytetarët ankohen se në hapësirat publike ka shumë tym duhani dhe kjo dukuri po u pengon shumë.“Po me pengon shumë se nuk e përdori vet prandaj më pengon shumë më shumë”, thekson një qytetar.“Përmban erë të keqe, shkakton kancer e janë edhe arsye të tjera që pengojnë”, tha tjetri.Për shkak të mangësive që ka ligji për duhanin, ai nuk po mund të zbatohet në tërësi. Autoritetet shëndetësore kanë punuar në ndryshimin e ligjit për duhanin. Ministri i shëndetësisë Ferid Agani, tha se ligji i ri do të zbatohet plotësisht.

“Ligji i ri kundër duhanit është ligj i cili e ndalon në mënyrë të plotë konsumimin e duhanit në vende publike pra nuk ka më ndarje 30 % ,70 % por do të ketë ndalesë të plotë dhe me një mekanizëm mjaft rigoroz do të kemi mbikëqyrje duke i shfrytëzuar përvojat e shteteve të cilat kanë pasur sukses në zbatimin e ligjit kundër duhanit”, theksoi Agani.

Sipas disa të dhënave të OBSH-së mendohet se një e treta e qytetarëve të Kosovës janë duhan pirës, derisa 53.6 % janë fëmijë të ekspozuar në tym duhani.

Rukije Mehmeti specialiste e sëmundjeve të mushkërive thotë se parandalimi më i dobishëm mund të jetë ndërhyrja në industrinë e duhanit.

“Edhe vetë motoja e këtij viti stop industrisë së duhanit. Mendoj se edhe shteti duhet të bëjë shumë që ti rrit çmimet e duhanit deri në atë masë sa të jetë e pa kapshme për çmimin e personit në mënyrë që ajo të ndërpritet të mos pihet sepse kjo është një vrasje jo vetëm e vetvetes por edhe e rrethit në të cilin ai qëndron e sidomos fëmijët”, theksoi ajo.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit, ligji i ri pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës në korrik, derisa me këtë ligj do të shtohet edhe numri i inspektorëve sanitarë. /RTK/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi