Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

AMC 3G realizon 95 për qind mbulim të popullsisë Empty AMC 3G realizon 95 për qind mbulim të popullsisë

Wed 2 May 2012 - 3:01
AMC 3G realizon 95 për qind mbulim të popullsisë AMC_Premises-godina-noaNë përfundim të 3-mujorit të parë, fillimi i të cilit përkon edhe me fillimin zyrtar të shërbimeve 3G, AMC arrin të mbulojë me këtë sinjal 95% të popullsisë së vendit. Ky sukses është një tjetër rekord i përparimit të platformës më të shpejtë të internetit 3G. Që prej fillimit të janarit, kur kompania bëri shpalljen zyrtare të këtij shërbimi me transferim të shpejtë të të dhënave sipas standardeve HSPA+ (Akses i Evoluar me Shpejtësi të Lartë i të Dhënave), AMC ofroi mbulim me këtë shërbim në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Mbulimi i 95 për qind të popullatës përbën një arritje të radhës, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë theksojnë se mbulimi në masën 99 për qind është objektivi tjetër që do të përmbushet brenda pak muajve në vijim. Mund të tingëllojë e thjeshtë që të arrihet progres nga 90 për qind mbulim në 95 për qind dhe më pas në 99 për qind të popullsisë, por rregullat teknike flasin ndryshe. “E vërteta është se, pasi sigurohet mbulim për zonat më të arritshme të vendit, puna përqendrohet tek zonat e thella dhe terrenet më të larta. Dhe pavarësisht këtyre vështirësive, qëllimi ynë është të garantojmë të njëjtën cilësi shërbimi, qoftë rasti i qendrës së Tiranës, apo ai i një zone të thellë”, shpjegon zoti Rauf Elmas, Drejtor i Divizionit Teknik të AMC.

Aktualisht AMC ofron internetin më të shpejtë 3G me tarifat më të arsyeshme për abonentët e saj. Të gjithë abonentët, me parapagesë dhe me kontratë, mund të përfitojnë nga gama e gjerë e teknologjive më të përparuara që përdoren në të gjithë botën. AMC, me realizimin e këtij objektivi territorial dhe demografik, ka përmbushur një prej qëllimeve të saj kryesore: mundësimin e aksesit maksimal në komunikim të cilësisë së lartë. e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi