Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Jackie Chan realizon filmin e tij të fundit në karrierë  Empty Jackie Chan realizon filmin e tij të fundit në karrierë

Wed 5 Dec 2012 - 9:37
Jackie Chan realizon filmin e tij të fundit në karrierë  Jackie-Chan11-370x290

Ylli i Kung-Fu, Jackie Chan, tha se filmi i tij i ri “Chinese Zodiac 2012″ do të jetë për të filmi i fundit i zhanrit aksion, sepse vitet po e bëjnë të veten, por ai do të vazhdojë të jetë aktiv dhe të japë goditje – në botën e filantropisë.



Chan shkroi skenarin, bëri regjinë dhe ishte producent i filmit ndërsa premiera pritet të jepet muajin e ardhshëm në Kinë.

Ai gjithashtu ka luajtur rolin kryesor në filmin, për të cilin ai thotë se është më i miri që ai ka xhiruar në dhjetë vitet e fundit.

”Unë jam regjisor, skenarist, producent, regjisor i aksioneve, pothuajse të gjitha,” tha aktori 58-vjeçari për “Reuters”.

”Ky është me të vërtetë fëmija im. Për shtatë vjet e kam shkruar skenarin dhe u desh një vit e gjysmë për ta bërë film,” tha Chan.

Në film, Chan do të luajë rolin e një gjahtari të thesareve, i cili përpiqet që të gjej kokat e 12 skulpturave – kafshëve nga horoskopi kinez, të cilat forcat franceze dhe britanike i kishin vjedhur nga Pallati Veror në Pekin, gjatë luftërave të Opiumit.

Chan tha se filmi i tij është i rëndësishëm sepse ky do të jetë filmi i fundit aksion, por tha se me këtë nuk do të përfundojë karriera e tij e aksioneve.

”Sinqerisht, unë nuk jam më i ri”, tha ai, duke shtuar se “me ndihmën e efekteve speciale, tani edhe dublantët mund të bëjnë shumëçka, pa përpjekje të shumta fizike atëherë pse të vazhdoj të rrezikoj jetën time që unë të bëjë disa gjëra? Unë ende dua të bëj më të mirën. Por, thjesht nuk dua të rrezikoj për të qëndruar në një karrocë të invalidëve,” shtoi ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi