Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Njeriu që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh Empty Njeriu që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh

Sat 2 Jun 2012 - 2:26
Njeriu që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh Bundesarchiv_Bild-Budapest-300x201Valeria Dedaj

Raoul Wallenberg me veprën e tij humanitare të pashoqe i prezantohet publikut shqiptar në një ekspozitë fotografike në Muzeun Historik Kombëtar. “Raoul Wallenberg. Man Amidst Inhumanity” (Njeriu në mes të çnjerëzores), nëpërmjet 100 fotografive dhe disa stendave shpjeguese (gjithçka në anglisht), tregojnë se si njeriu që mban këtë emër, e po të ishte gjallë do të festonte më 4 gusht 100-vjetorin e lindjes, u shfaq si rast i pazakontë në kohën më të zezë të historisë së Europës, në Luftën e Dytë Botërore, për të shpëtuar hebrenj të Hungarisë nga Holokausti.

Fotot e para japin një çunak në krahët e nënës Maj. Në këtë moshë, rreth 3-vjeç, ai po rritet pa të atin. Por është gjyshi Gustav, që me gjithë mjedisin e emancipuar ku jetojnë familjet me mbiemrin Wallenberg, në gjirin e të cilave kish pasur diplomatë dhe peshkopë, ndërsa nga familja e së ëmës (me origjinë hebreje) bankierë dhe biznesmenë, të rritej i lirë. Artet figurative dhe gjuhët e huaja janë prirje që ai i kultivoi deri në rininë e parë dhe gjyshi Gustav u kujdes që ashtu si burrat e familjes Wallenberg, Raoul-i të ndiqte kolegjin në ShBA.

Por ekspozita ka për qëllim të na e prezantojë me çështjen me të cilën u identifikua fati i tij: shpëtimi i hebrenjve të Budapestit.

Ishte 31 vjeç kur ai hyn në Budapest. Ka hijen e pjekurisë së burrit, me flokë të rrallë dhe sy të ngrohtë. Në qendrën më të madhe të hebrenjve që i kishte mbetur Europës pa u asgjësuar, Raoul Wallenberg-u hyri më 9 qershor 1944, i pajisur me dy çanta shpine, një pallto dhe një revolver. Po vinte me mision kur zbatimi i politikës antisemite në vend, pushtimin nazist të Hungarisë në mars 1944, po arrinte fazën finale.

Por Hungaria anti-semite siç njofton kronologjia e ekspozitës e cila e tregon jetën e Raoul Wallenberg në vorbullën e historisë, zyrtarisht e tregon veten në vitin 1938, atëherë kur parlamenti hungarez, nën regjimin e Miklos Horthy-t, miratoi një sërë ligjesh raciste. Kësisoj hebrenjve u kufizohej pjesëmarrja në profesione të caktuara, çka do të dobësonte përfaqësimin e tyre në vendimmarrje dhe në shërbimet publike. Ndaloheshin gjithashtu martesat mes hebrenjve dhe johebrenjve.

Në gusht 1941 rreth 16 mijë hebrenj u çuan në Kamenc Podolski, ku u masakruan. Ekspozita paraqet një deklaratë të intelektualëve kristianë si i vetmi zë proteste. Pranë fotove të njerëzve në geto, është poezia e Imre Singer-it, djaloshit 11-vjeçar që po e paraqesim në shqip.

Më 13 prill 1943 takimi i Miklos Horthy-it me Adolf Hitlerin, nuk është asnjë shenjë e veçantë në këtë rrjedhë, përderisa zbatimi i qëllimit final nuk priste veç pushtimin e Hungarisë që të përmbushej. Në Budapest u instalua një qeveri kukull pro-gjermane, filloi dëbimi masiv drejt kampeve të përqendrimit në Poloni, Aushvic-Birkenau, nën udhëheqjen e SS-it Adolf Eichmann, i cili më vonë do të gjykohet dhe varet në Izrael. Adolf Eichmann ishte i ngarkuari për “zgjidhje finale” të Hitlerit përpara se t’i vinte fundi kësaj lufte. Në maj-korrik 1944, Eichmann dhe bashkëpunëtorët e tij derpotuan me tren mallrash mbi 400.000 hebrenj. Ndërsa 15.000 ishin dërguar direkt në Aushvic-Birkenau. Në kohën e mbërritjes së Wallenberg-ut në Hungari, numri i hebrenjve të mbetur ishte 230.000.

Duke parë këtë përshkallëzim holokausti, qeveria amerikane, presidenti Ruzvelt dërgoi në Stockholm Iver Olsen si përfaqësues i Bordit Amerikan të Refugjatëve të Luftës. Olsen-i kishte për detyrë të kërkonte një njeri që të hynte në futej në Budapest dhe të shpëtonte sa të mundte njerëz. Ai duhej të dinte gjuhët të dhe mos kishte nevojë për direktiva. Raoul Wallenberg ishte njeriu i duhur.

Çfarë strategjie ndoqi ai? Këtë ekspozita e tregon në mënyrë koncize. Gjëja e parë ishte aktivizimi i një qendre për të përmbushur një mision shpëtimi. Kjo ishte Legata Suedeze në Budapest. Wallenberg vuri në punë 400 hebrenj vullnetarë të cilët këtej e tutje nuk do të mbanin yllin e verdhë, duke patur garant “mbrojtjen e diplomacisë suedeze”. Wallenberg krijoi një lloj pasaporte speciale, Schutzpass quhej: pasaporta mbrojtëse. Pasaportë i garantonte mbajtësit imunitet ndaj deportimit në kampet e vdekjes. Falë Schutzpass-it mendohet të jenë shpëtuar 20.000 jetë.

Së dyti ishte strehimi. Gjithnjë me ndihmën e qeverisë amerikane Wallenberg gjeti strehë për hebrenjtë nën mbrojtjen e diplomacisë suedeze. Mori për ta rreth 32 ndërtesa me qira në Budapest të cilat identifikoheshin si “Librari suedeze” apo “Institut Suedez i Kërkimeve”, ndërsa në dyert e tyre vareshin flamuj suedezë. Ai gjeti mënyrën për të strehuar 35.000 njerëz në një banesë që mund të mbante më pak se 5000.

Me hyrjen e trupave sovjetike në qytet ai shpresonte të merrej vesh për rehabilitimin e njerëzve. Por kur ushtarët sovjetikë valëvitën flamurin në Sheshin Kalvin në Budapest në janar 1945, ndodhi diçka të cilës as sot e kësaj dite nuk i është dhënë një përgjigje e saktë: U shoqërua nga disa ushtarë rusë dhe nuk u kthye kurrë më as në Budapest dhe as në Stokholm.

Kopertinat e librave, pullat postare, filmat dokumentarë që prezantohen në stendat e ekspozitës në MHK, tregojnë për jehonën që i bëhet veprës së Raoul Wallenberg-ut. Të panumërt memorialët dhe monumentet kushtuar Wallenbergut në mbarë botën. Është guidë fotografike për nderimin që i bëhet atij nga Tel Avivi në Buenos Aires, nga Londra në Miçigan. Një çantë bronzi me inicialet RË, është instaluar para pragut të shtëpisë verore në Kappasta, pranë Stokholmit ku u lind Wallenberg. Edhe memoriali i tij në Budapest që u hodh gjatë regjimit komunist, u rivendos 50 vjet më vonë.

Ekspozita “Raoul Wallenberg. Man Amidst Inhumanity” rri hapur deri më 4 qershor.

Zhdukja

Më 29 tetor, 1944 Budapesti u rrethua nga forcat sovjetike. Më 17 janar 1945, ata ngrenë flamurin e fitimtarëve në Sheshin Kalvin. Raoul Wallenberg e thërrasin, i dyshuar si agjent i amerikanëve. “Po shkoj në Moskë, mysafir apo i burgosur këtë akoma nuk e di.” Me këto fjalë ai ndahet nga bashkëpunëtorët e tij në Budapest. Pas kësaj asnjë informacion i saktë nuk i jep përgjigje rrethanave se ku dhe si përfundoi ky njeri. Në janar 1945, autoritet sovjetike e transferuan në burgun e Lubjankës. Më 8 mars, një radio sovjetike njoftoi se Raoul Wallenberg dhe shoferi i tij ishin vrarë.

Në vitin 1957, qeveria sovjetike në një dokument të datës 17 korrik 1947, deklaronte se i burgosuri Wallenberg kishte vdekur papritmas në qelinë e tij, në Burgun e Lubjankës, ndoshta si pasojë e një ataku kardiak. Pas kësaj mendohet që trupi të jetë djegur pa iu bërë autopsia. Sendet personale iu kthyen familjes.

Në vitin 1991, qeveria ruse hapi “çështjen Wallenberg” dhe hetimet dolën në përfundimin se Raoul Wallenberg vërtet kishte vdekur në vitin 1947, por i ekzekutuar në Lubjankë. Në vitin 2000, prokurori rus Vladimir Ustinov nënshkroi një vendim pas vdekjes për rehabilitimin e Wallenberg-ut dhe shoferit e tij Langfelder, si “viktima të represionit politik” dhe në vitin 2011 figurat e tyre do të zinin vend në Muzeun e Tolerancës në Moskë. Wallenberg është propozuar dy herë për Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1948 dhe 1949.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi