25 vjet nga aksioni provokues në Sheshin e Kuq
Sat 2 Jun 2012 - 3:02
Vilma Filaj (DW)Këtë fund maji u mbushën 25 vjet nga ngjarja që ka hyrë në histori si “Aksioni provokues në Sheshin e Kuq”. Një 19 vjeçar me emrin Matthias Rust nga Hamburgu fluturon pa leje me një avion sportiv i tipit “Cesna 172” drejt Moskës, u rrotullua mbi Sheshin e Kuq dhe u ul para Kremlinit. Eshtë 28 maj i vitit 1987. Djaloshi do të flasë me Gorbaçovin për paqen botërore. Qytetarët sovjetikë entuziazmohen dhe i kërkojnë atij autografe, por qeveria mendon ndryshe. Rust arrestohet.
Çfarë ndodhi në 28 maj 1987
Rust fluturoi mëngjesin e 28 majit 1987 përmbi kufirin finlandezo-sovjetik në drejtim të Leningradit, sot Shën Petërburg, duke ndjekur më pas vetëm linjën hekurudhore në drejtim të Moskës. Lajmi asokohe u mbajt në heshtje. Shoku është aq i thellë, sa edhe turpi. Një avion i thjeshtë sportiv i ia del që nga Hamburgu duke fluturuar përmes Islandës të aterojë në kryeqytetin sovjetik?! Superfuqia atomike – bie pre e trukeve të një 19 vjeçari? Mos vallë mbrojtja e shërbimit ajror ishte në gjumë?! Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të BS Michael Gorbaçov tha: “Nëse një avion ia del të fluturojë mbi Bashkimin Sovjetik, pa u ndaluar, madje pa u zbuluar fare, kjo dëshmon për paaftësinë e mbrojtjes sonë”.
Zbulimet e fundit thonë ndryshe
Por kjo nuk është krejt e vërtetë! Regjistrimet e zbuluara së fundi tregojnë, se dy avionë luftarakë MIG-23 e shoqërojnë për një farë kohe avionin sportiv por askush nuk jep urdhër për të qëlluar, MIG-ët kthehen mbrapsht dhe Rust vazhdon fluturimin. Një ish-funksionar i plotfuqishëm në Kremlin kujton: “Ne na thanë, të mos shqetësoheshim, avioni lejohet të fluturojë. Po xhirohet një film!”
Në orën 18.15, sipas orës lokale, Rust bën disa rrotullime mbi Sheshin e Kuq dhe më pas ateron në afërsi të urës së madhe Moskva pranë katedrales së Shën Vasiliusit. Menjëherë atë e rrethojnë kureshtarët. “Maladez“ e quajnë atë shumica e qytetarëve sovjetikë, çka do të thotë “një djalosh trim”.
Gorbaçovi tregohet mjeshtër
Por Gorbaçvi mendon ndryshe. Me mjeshtëri ai e shfrytëzoi rastin për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Aviacionit Luftarak sovjetik si dhe 300 oficerë të tjerë që e shihnin atë me armiqësi.
Shefi i Kremlinit e kupton shpejt, që e gjithë sipërmarrja është ide e një individi, i cili pandeh se do shpëtojë paqen botërore. Marrëdhëniet me Gjermaninë nuk cënohen.
Sot, 25 vjet më pas gjyqit “Rust”
Gjithashtu nga procesi gjyqësor në Moskë e kuptojnë shpejt, se diçka nuk është në rregull me djaloshin.
Një përkthyes i procesit dëshmon: Ai u mor në pyetje: Z. Rust a nuk kishit frikë, se mund t’ju qëllonin?’ Dhe ai u përgjigj: “Unë kisha një kaskë në kokë!” (!)
Ish-ministri i Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher angazhohet për Rust, i cili si rrjedhojë pas 18 muajsh burg u lirua. Fluturimin e tij përtej perdes së hekurt edhe sot 25 vjet më pas rusët e kujtojnë me humor dhe admirim.
4 marsi shqiptar i pilotëve Elezi dhe Dajçi
Në 4 Mars 1997 dy pilotë të Forcave Ajrore të RSH, Ardian Elezi dhe Agron Dajçi u larguan me avionët e tyre drejt Italisë. Në orën 15:30 në një nga ditët më të turbullta të trazirave të 97-s, dy pilotët e Regjimentit 4020 të Rinasit ngrihen nga Aeroporti dhe nisen drejt Jugut të vendit. Gjatë fluturimit ata kthehen në drejtim të Italisë dhe vendosin të zbarkojnë në Bazën Ajrore Galattina të Lecces, në jug të Italisë. Ata arrijnë t’i shpëtojnë radarëve duke e pilotuar avionin vetëm 15 metra nga niveli i detit dhe zbulohen nga forcat italiane vetëm kur zbresin. Pilotët deklaruan se u urdhëruan të godisnin Urën e Mifolit dhe duke mos dashur të vrisnin civilë, u larguan në Itali.

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: 25 vjet nga aksioni provokues në Sheshin e Kuq
Sat 2 Jun 2012 - 15:40
Sa ndryshime kane keto dy lajme nga njeri tjetri ..
I pari ven koken e vete ne rrezik per paqen ..
Ndersa i dyti perseri vendos koken e vet ne rrezik .. se nuk zbaton urdherat e kriminelit Sali Berisha per bombardimin e jugut te SHqiperise.....

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi