Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Serbët shesin veshkat për të jetuar Empty Serbët shesin veshkat për të jetuar

Sun 3 Jun 2012 - 17:28
Tregu i zi i shitjes së organeve, në këtë kohë të krizës globale ekonomike, është zhvendosur në Evropë – nga Lindja e Largët dhe nga Amerika Latine. Kështu shkruan gazeta amerikane “International Herald Tribune”, ku përmend në veçanti Serbinë, si destinacion të tregtisë së zezë të organeve.Në reportazh tregohet një çift i ri nga Kovini, ku bashkëshortët i shesin veshkat e tyre për 30 mijë euro.“Njerëzit e varfër dhe të dëshpëruar shesin përmes internetit veshkat e tyre, palcën e kockave ose kornetë e syrit, ndërsa tregtarët e paskrupullt janë ata që fitojnë”, shkruan gazeta “International Herald Tribune”.

Reportazhi fillon me rrëfimin për Pavle Mircovin dhe gruan e tij Danija nga Kovini i Serbisë, të cilët përmes internetit kanë ofruar veshkat e tyre për 30 mijë euro. Ata e bëjnë këtë për shkak të varfërisë, meqë Pavle e ka humbur punën në një fabrikë dhe nuk ka gjetur vend tjetër për punësim. Sipas tyre, familja mezi mbijeton.

Gazeta shkruan se ata jetojnë me vetëm një vakt në ditë dhe se janë të detyruar t’i shesin organet.

“Për të siguruar ushqim për familjen, shitja e një veshke nuk është sakrificë e madhe”, thotë i riu, i cili shton se paratë i duhen që të shkollojë të dy fëmijët e tij.

Deri tani, sipas IHT-së, ata kanë pranuar një ofertë nga një grua në Maqedoni, në vlerë 20 mijë euro, dhe një tjetër nga Gjermania. /International Herald Tribune/

Përgatiti: E.L
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi