Sëmuret nga veshkat, pushohet nga puna 27-vjeçari
Fri 5 Jul 2013 - 13:49
Në një vend si Shqipëria çfarë nuk pritet të ndodhi. Një djalë vetëm 27-vjeç është pushuar nga puna vetëm se vuan nga një sëmundje në veshka.
Veshkat e tij kanë dalë totalisht jashtë funksioni dhe ai është i detyruar të shkojë një herë në dy ditë në QSUT, për të bërë dializën.
Por, përveç sëmundjes që ka, familjes së G.H i duhet të përballet edhe më vështirësitë financiare, pasi G.H, para dy vitesh e kanë pushuar nga puna për shkak të sëmundjes së tij.
Nëna e djalit është shprehur për një të përditëshme se ndihet keq që djali i saj e vuan sëmundjen dyfish: . “Para dy 2 vitesh e gjysëm, konstatova se djalin e kisha me veshka.
Më kujtohet ajo ditë që u sëmur, e kemi çuar në ambulancën e lagjes dhe mjekët aty më thanë që duhet ta çosh në urgjencë.
Kur e sollëm këtu në urgjencën e spitalit. Pasi i kanë bërë analizat na thanë që djali duhet të fillojë dializën, pasi veshkat nuk i funksionojnë si duhet.
Kur e shtruam për herë të parë qëndrojnë dy javë në spitale, atëherë ka vuajtur shumë”. Shpresa e vetëm e nënës së 27-vjeçarit, që djali i saj të shërohet plotësisht është transplanti i veshkës. Ajo thotë se përputhshmëria i ka dalë me të atin.
Por për të bërë një transplant të tillë kërkohen shumë shpenzime dhe për këtë arsye kërkon ndihmë./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi