Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Ylli
Ylli
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 49
<b>Postime</b> Postime : 752
<b>Hobi</b> Hobi : Poezia, Sporti
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ferizaj - Kosovë
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/06/2012

Imer Aliu PDSH akuzon kryepolicen Jankullovska Empty Imer Aliu PDSH akuzon kryepolicen Jankullovska

Tue 5 Jun 2012 - 14:17
Imer Aliu PDSH akuzon kryepolicen Jankullovska: "Ku i keni faktet se shqiptaret janë vrasësit, kaluan 30 ditë ende s'ke asnjë fakt s'ka".

Ministresha për Punë te Brendshme Gordana Jankullovska kërcënon Nënkryetarin e PDSH-së Imer Aliu kur ai kërkoi përgjegjësi prej Policisë se pa fakte akuzojnë shqiptarët për vrasjet ne Smillkovc!








...Përgjigjja e Imer Aliut:

“Ju thatë se i keni kap vrasësit, 20 të arrestuarit, ju u thatë vrasës atyre, vrasës, kujt i shitni mend ju tash. Thatë që ata paskan luftuar edhe kundër NATOs në Avganistan. Pse nuk tregoni ku ishte Haki Aziri 6 ditë? Familja, opinioni nuk e dinin se ku ishte Hakiu 6 ditë, në burgje sekrete, në vikend shtëpiza, ku janë ata? Ju sot duhet të prezantoni fakte, ne jemi përfaqësuesit e atyre të cilët ju i arrestuat, i baltosët, i njollosët me lloj lloj dezinformata, sot ti më kërcënohesh mua, kjo nuk kalon te unë, kot e ke! Ti duhet të japësh përgjigje ku ishte ky person 6 ditë? Ti duhet të përgjigje pse gruaja nga Haraqina u rrah në korridor të Gjykatës nga ana e policëve, kush janë ata policë? Kaloi 1 muaj dhe nuk ke përgjigje ti për këtë? Kush janë ata. Ka edhe shume pyetje që duhet të ju jepni përgjigje, me kërcënime tek ne nuk kalon. Akuzoni për radikalizëm islamik! Shqiptarët janë civilizim perëndimor edhe historikisht por edhe për ju si sllav. Prandaj kujdes çka flisni, ju fajësoni dhe akuzoni një popull të tërë. Të gjithë ua tërhoqën vërejtjen për këtë. Ju malltretoni një popull të tërë, akuzoni njerëz, gra në moshë, femra dhe të pafajshëm të tjerë të cilët janë të pafajshëm dhe akoma nuk keni vërtetuar fajësinë e tyre. Tendenca juaj është të njollosni një popull të tërë” – ka përfunduar Nënkryetari i PDSH-së Imer Aliu.


Kerkoni linkun ne youtube sepse mua s'me lejohen external links tash per tash
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi