Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një Kadare mjek Empty Një Kadare mjek

Tue 5 Jun 2012 - 16:46
Eglantina BardhiAi është një mjek shumë i njohur në fushën e Onkologjisë, e megjithatë emri i madh i të vëllait shkrimtar e ndjek dashur-padashur. Në këtë takim me “Jetë” në “Shekulli”, mjeku i njohur Shahin Kadare flet në lidhje me profesionin e tij, marrëdhënien me Ismailin dhe përse e këshillon vëllanë që nuk duhet ta pranojë kandidaturën e Presidentit.Rruga e mjekut për një Kadare“Përse u bëra mjek? Ka qenë pjesërisht zgjedhja ime dhe pjesërisht fat, – tregon Dr.Shahini dhe shton: “Në kohën që ne duhej të zgjidhnim degët në universitet nuk është se merrej parasysh aq shumë dëshira jonë, por kishte një planifikim shtetëror. Për fat të mirë, në rastin tim qëlloi që kërkesa të më realizohej. Dy vjet pasi u diplomova u zgjodha me një grup të vogël që shkuam për specializim jashtë shtetit, gjë që në atë kohë ishte e vështirë. Shkuam në Rumani. Megjithëse nuk ishte maja e Evropës, Rumania kishte mjekësi të zhvilluar dhe kjo etapë më ndihmoi shumë”.

Dr.Shahin Kadare e ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në vitin ‘65 dhe ka afërsisht gjysëm shekulli punë. “Nuk mund të lë pa përmendur profesorët e mi të nderuar Pëllumb Pitri dhe Çesk Rroku të cilët kanë qenë mësuesit e mi të parë të shquar. Pa ata nuk do të kisha arritur asgjë në fushën time, – thotë mjeku 69 vjeçar.



Djali dhe vajza, jashtë mjekësisë

Dr. Shahini është baba i dy fëmijëve. Kur e pyesim “a kanë ndjekur fëmijët rrugën e mjekësisë” ai thotë: “Në fakt asnjëri nuk ka ndjekur rrugën time edhe pse kam dashur shumë që ata të bëheshin mjekë. Djali ka mbaruar studimet në Angli punon në një bankë ndërsa vajza është diplomuar për Shkenca Sociale. Kam menduar gjithmonë se mund t’i ndihmonim me përvojën time dhe të bashkëshortes për t’u bërë mjekë, por ata zgjidhën rrugë tjetër…”



“Ankthi kur u kumtoj analizat e tumorit pacientit apo familjarëve”

Dr.Shahini është mjek histopolog. Histopologjia është diagnostikimi mikroskopik i tumoreve. Në këtë fushë ka shumë pak specialistë në vendin tonë megjithëse është një nga kategoritë më të rëndësishme në fushën e Onkologjisë sepse ka të bëjë direkt me diagnostikimin dhe me mjekimin e tumoreve. Dihet që në mjekësi çdo gjë varet nga diagnoza e saktë. Pa një diagnozë të saktë nuk mund të ketë një mjekim të saktë. Sidomos në fushën e sëmundjeve të tilla vdekje-prurëse si tumoret. E pyesim Dr.Shahinin edhe për situatën shqiptare në këtë fushë.



Dr.Shahini, me çfarë merret histopologjia?

Specialiteti ynë ka të bëjë më diagnozën e tumoreve. Nxjerr rezultate me shumë rëndësi në trajtimin e tumoreve dhe ndjekjen e sëmundjes. Nga kjo varet nëse do shërohet pacienti apo sëmundja do e vërë poshtë. Nëse do bëja një krahasim, mjeku që bën kurimin me ilaçe është “ushtari që tërheq topin” dhe topi gjuan. Kurse kjo strukturë e Onkologjisë koordinon të gjitha të dhënat paraprake që kanë të bëjnë “me armikun drejt të cilit qëllon topi”. Me këtë do ta krahasoja diagnozën e tumorit. Kurimi i kancerit sot tenton drejt mjekimit të personalizuar, që do të thotë se çdo i sëmurë ka specifikën e tij individuale. Zhvillimet në fushën e gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë zhvilluar mekanizma të shumta nga të cilat varet trajtimi i sëmundjes. Nëse ne nuk njohim mirë se cilat janë këto mekanizma asnjëherë mjekimi nuk është i saktë. Që ti kthehem krahasimit tim, nëse mjeku nuk njeh këto mekanizma “qëllon me top” në vendin e gabuar.



Si ndiheni në momentin që pacientëve ose të afërmëve të tyre u jep përgjigjen e analizave që kanë dalë keq? Është moment shumë i vështirë mendoj…

Eh, mjekësia është një degë e bukur, por kjo që po më pyesni është ajo ana më e zymtë e saj. Pjesa më e madhe e ditës sonë kalon me njerëz që i zë ky hall i madh i kësaj sëmundjeje. Kanë fëmijë të sëmurë ose janë vetë të sëmurë. Kuptohet që janë në gjendje të rënduar shpirtërore, janë të dëshpëruar. Sidomos kur bëhet fjalë për moshat e reja. Në këto kohë ka shumë mosha të reja dhe kjo situatë është e dhimbshme. Vetëm këtë muaj kemi diagnostikuar disa raste në mosha deri në 20 vjeç dhe gra të reja. Është e tmerrshme ta mendosh.





“Ja përse nuk do të doja që Ismaili të ishte President”

“Kur ishim të vegjël gjithë kohën e kalonim me librat. Jo vetëm unë që kisha Ismailin në shtëpi, por pothuajse që të gjithë provonim të shkruanin. Shkruanim vjersha, nisnim romane që mbeteshin në faqet e para” – tregon Dr.Shahini për këtë pjesë të jetës së tij. E pyesim për vitet e fëmijërisë dhe nëse pasioni për të shkruar është vetëm i Ismail Kadaresë, apo edhe i fëmijëve të tjerë Kadare.



Dr.Shahini ju keni provuar të shkruani në fëmijërinë tuaj si z.Ismail?

Nëse do t’i referoheshim viteve të fëmijërisë mund të them se kam bërë edhe unë një tentativë për të shkruar. Madje e kam ende pasionin për të shkruar, por vetëm për gjëra mjekësore. Gjithnjë kam patur bindjen se shkrimet apo librat shkencorë mund të shkruhen po aq mirë sa edhe librat artistikë. E rëndësishme është që autori ta njohë mirë problemin për të cilin shkruan pastaj mund ta zbërthejë dhe duhet ta bëj të kapshëm jo vetëm për mjekët specialistë, por edhe për popullin. Tani jam duke shkruar diçka për tumoret dhe mendoj këtë: dua që të jenë për popullin dmth të flasin në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të kapshme nga të gjithë



Shkrimtari Kadare është propozuar për President të Republikës. Madje, jo për herë të parë. Ju do dëshironit që z.Kadare të jetë në një pozicion të tillë, ju duket mirë për të dhe për vendin?

Në radhë të parë ai nuk ka dashur vetë, por as unë nuk kam dashur kurrë ta shoh në atë pozicion. Unë e kam gjykuar se ai është mirë aty ku është. Është mirë me atë që bën dhe mendoj se me atë që bën mund t’i shërbejë më mirë Shqipërisë sesa do t’i shërbente si president.



Po pse mendoni kështu?

Sepse do përpiqej të vinte rregulla në një fushë pa rregulla. Do ishte si një arbitër që do kontrollonte rregulla në një fushë loje ku të gjithë luajnë duke thyer rregulla. Kësaj i thonë: hajde ti arbitër dhe vendos rregulla aty ku dikush luan me dorë e dikush me këmbë. Për mua, çdo minutë që do humbiste në një pozicion të tillë do të ishte një humbje e madhe për atë që bën tani dhe që Ismaili e bën më së miri. Të marrësh Ismailin për arbitër në një fushë të tillë?! Do ishte gjynah..



Ka shqiptarë që mendojnë se mund të ishte një President perfekt…

Njerëz me kreditet e duhura për ta bërë detyrën e presidentit, për mua ka me dhjetëra këtu në Shqipëri. Nëse nuk gjendet dot një president për të qenë, kjo lidhet me faktin që nuk duan të gjejnë një president për të qenë dhe jo se nuk ka njerëz të duhur për atë post. Pastaj nuk shkon fare kjo, që propozohen ca emra dhe këta nuk pranojnë, pastaj bëhet kapërcimi dhe propozohet Ismaili, si nga halli. Ndaj bën mirë që nuk i ka pranuar. Kështu kemi shkrimtarin. Duke bërë presidentin në një vend si Shqipëria, ndoshta do humbnim dhe shkrimtarin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi