Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një mjek i armatosur deri në dhëmbë Empty Një mjek i armatosur deri në dhëmbë

Fri 8 Jun 2012 - 17:05
Eglantina Bardhi Ai është mjek. Por është edhe ushtarak. Si i tillë nuk mund të kundërshtojë asnjë urdhër. As urdhrin për të shkuar në luftë në një terren që nuk e njihte aspak. Veçon eksperiencën e Irakut. Aty ishte një mjek-ushtar i armatosur deri në fyt me antiplumb, helmetë, armë por edhe me kutinë mjekësore të shpëtimit. Ka qenë përkrah ushtarëve amerikanë.Sokol Hasho, më gradë major, mjek ortoped-traumatolog në Spitalin Ushtarak është i pari mjek ushtarak që ka shërbyer në luftë. Në fillim në Bosnje kur ishte 29 vjeç. Por edhe në Irak dhe Afganistan. “Ushtarët amerikanë na puthnin dorën kur iu shpëtonim jetën” – tregon mes të tjerash Dr.Hasho në këtë rrëfim për “Jetën” e “Shekullit”



Sokol, ju jeni mjeku i parë ushtarak që keni marrë pjesë me trupat shqiptare në një luftë. Kur ka ndodhur kjo?

Isha 29 vjeç. U mor vendimi se duhej të shkoja në Bosnje në 1997. Shërbeva për 8 muaj. Kjo është bërë në bashkëpunim me homologë në Bosnje në një spital gjerman.

Ishte dëshira juaj për të shkuar në këtë mision apo ishte urdhër?

Ju thashë se unë jam mjek ushtarak dhe zbatoj urdhrat. Padyshim që ishte urdhër. Por mund të them se kisha edhe pak shpirtin e aventuarës ndaj nuk hezitova aspak.

Po sa i takon misionit të Irakut?

Misioni i dytë i Irakut në fakt ka qenë shumë i vështirë. Për shkak të detyrës që kishim, për shkak të kushteve dhe për shkak të presionit psikologjik që ishte krijuar. Ne ishim në Irak 15 ditë pasi kanë filluar bombardimet e Aleancës. Duhet të merrja pjesë edhe në operacione ushtarake në terren duke mbështetur në aksion trupat aleate.

A ishit të rrezikuar?

Ishim në mision ushtarak dhe për sa kohë janë misione të tilla padyshim që je i rrezikuar. Je në luftë, madje në sheshin e luftës. Aty plumbat, predhat dhe goditjet janë prezente në çdo moment dhe në çdo cep.

Ke ndonjë moment që të ka mbetur më shumë në kujtesë?

Çdo moment të mbetët në kujtesë. Shërbeja në Irak pranë brigadës 101, janë forcat elitare amerikane. Mbaja uniformë ushtarake, helmetë, i armatosur deri në fyt. Çdo ditë isha në terren duke ndihmuar të plagosurit. Kishte raste që ushtarët amerikanë më puthnin dorën duke më falenderuar. Një rast që më kujtohet ishte kur 10 ushtarë amerikanë kishin simptoma të kolerës. Na është dashur së bashku me infermierin tim t’i mbajmë në fushë të hapur duke iu dhënë shërbim. Rreth 10 orë i mbajtëm deri sa erdhën trupat amerikanë që i morën.

Po reagimi i popullsisë vendase?

Përpiqeshim të ishim bashkëpunues. I ndihmonim. Ne mjekët i ndihmonim jo vetëm me barna por edhe me vizita mjekësore.

Ju prini çdo ditë edhe këtu në Spitalin Ushtarak njerëz të dëmtuar rëndë dhe të plagosur. Ku është ndryshimi konkret me ndihmën që jepnit atje, në luftë?

Me ditët normale në Spitalin Ushtarak nuk e krahason dot, nuk janë njësoj. Por çdokush që ka përjetuar vitin ’97 këtu, mund ta përfytyroj si isha unë çdo ditë atje. E kupton se çfarë do të thotë të jesh në luftë. Pra në çdo moment prisje këmbë e duar, të vinin njerëz edhe pa kokë.

Po ana financiare kur shkon në misione të tilla, është stimuluese?

Absulutisht po. Ishim shumë të stimuluar në çdo mision. Por kjo nuk do të thotë aspak se ishte motivi kryesor. Gjendeshim në luftë. Ndoshta me mirë se kushdo e kupton ai që e ka provuar.

A do shkonit prapë nëse do iu urdhëronin?

E thashë. Unë jam ushtarak dhe do zbatoja çdo urdhër.Një mjek i armatosur deri në dhëmbë Adile-Celmeta-5-200x300Infermierja shqiptare e luftës së Afganistanit

Edhe pse nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e ka marë këtë vendim dhe nuk është penduar. Për 6 muaj Adile Çelmeta infermiere pranë Spitalit Ushtarak ka shërbyer me mision ushtarak si infermiere në luftën e Afganistanit. Ajo rrëfen sot për lexuesit e “Jetë” eksperiencën e saj.



Adile, si u bë përzgjedhja që shkuat ju në misionin e luftës?

Në shkurt të 2005 erdhi urdhri. Në fillim na u tha se kush do të shkonte me dëshirë me mision ndërkombëtar në Afganistan por askush nuk pranoi të shkonte me dëshirë. Kështu drejtori u detyrua që të bëhej mbledhje dhe na u tha se do e bënte me urdhër por as kështu nuk funksionoi. Si përfundim na u tha se do bëhej me short.



Dhe shorti të ra ty…

Mbaj mend që në atë momente m’u desh të largohesha tek i një sëmurë. Po flisja duke thënë këtë punën e shortit dhe ai më dëgjoi dhe më tha se shorti do më binte mua. Kur u ktheva dhe kapa letrën e shortit, më ra pikërisht mua.



Çfarë ndjeve në ato momente?

Në fillim mu drodh gjithë trupi. Mendova fëmijët. Asnjë nënë nuk do ta përjetonte lehtë. Ishte dhe përgjegjësi e madhe. Ishte dhe e panjohur e madhe sepse ishte shërbimi i parë. Një kolegia ime më pyeti nëse do shkoja dhe iu përgjigja shkurt: “Do shkoj”! Shkova në shtëpi dhe i thashë tim shoqi. Ai është me gradë nënkolonel. I thashë se duhej të shkoja në Afganitan. I’u duk e pabesueshme në fillim. Ia shpjegova ç’kishte ndodhur. Pastaj mu desh që të përgatisja familjen dhe të afërmit për këtë vendim.



Si e pritën vajzat këtë vendim?
Vajza e madhe më tha se ishte vendimi im ndërsa vajza e vogël më tha se do të ishte më mirë ta lija punën fare.



Po të afërmit e tjerë?

Shumë njerëz më thonin çfarë të duhet ty kjo punë se isha grua. Madje edhe shoqet dhe koleget e mia të afërta kështu më thanë. Erdhi një moment që ua preva shkurt duke u thënë se e kam marrë atë vendim dhe nuk kthehem më.

Në javën e fundit vura re se bashkëshorti nuk ndihej mirë dhe e pyeta se si e kishte hallin. I thashë se nëse ndihej keq për vajtjen time në Afganistan, unë nuk do të prish familjen për këtë.



Dhe si t’u përgjigj?

Më tha se nëse nuk kisha frikë le të shkoja. Më tha që kishte vetëm merakun tim. Në këto momente e vlerësova shumë sepse më tha edhe që ndihej krenar për atë që kisha vendosur të bëja.



Cili ishte momenti më i vështirë para se të niseshe?

Momenti që më ka mbetur në mendje ishte me vajzat. Më thanë se do rrinin gjithë natën zgjuar për të më përcjellë. Mua nuk më zori gjumi gjithë natën. Në mëngjes iu hapa dhomën por nuk munda t’i puth sepse nuk doja t’i zgjoja. Mendova se ndoshta i shoh vajzat për herë të fundit. Në një cope letër iu shkruajta se doja të bënin detyrat siç i kisha mësuar.



Çfarë ndodhi më pas?

Më pas bëmë trainim dhe u bashkuam me grupin çek. Sapo arrita në Afgansitan ndjeva erën e barutit. Mendova kjo është era e luftës. Dëgjoja gjithnjë krisma, zhurma dhe goditje. Ne shërbenim në spital me rreth 60 shtretër i pajisur me çdo gjë. Shërbenin në repartin e terapisë. Punonim me stafin çek dhe mund të them se ata ishin të mrekullueshëm.



Kishte momente veçanërisht të vështira?

Momente të vështira kishte në çdo kohë ndaj duhej të ishim në gatishmëri. Mbaj mend rastin kur u goditën 12 ushtarakë francezë dhe na lajmëruan të jemi gati. Për fat të keq ata nuk erdhën sepse vdiqën të gjithë rrugës.



Si e kalonit kohën e lirë?

Nuk mund të them se kishim shumë kohë të lirë sepse në çdo moment duhej të ishim në

gatishmëri.



A ka ndonjë rast më të veçantë që iu ka mbetur në mendje?

Mbaj mend se kur trupat amerikane organizuan një festë natën një ushtarak në mes të festës hipi në tavolinë dhe qëlloi me pistoletë në ajër. U habitëm me veprimin, por për pak sekonda kuptuam që nuk bëhej fjalë për ndonjë veprim festiv. Na u kërkua urgjent të futeshim në vend-strehime sepse qendra jonë ishte goditur me predha artizanale. Ai ushtaraku kishte qëlluar sepse donte të na tërhiqte vëmendjen. Ishim dy mijë vetë aty mes zhurmave dhe ai nuk gjeti mënyrë tjetër.



Çfarë mendon njeriu kur është kaq larg shtëpisë apo vendit tënd?

Kur je larg, vendi yt të duket mrekulli e botës. Unë për vete kam vënë re se në momentin që jeton kaq larg dhe në këto rrethana të hipën edhe një ndjesi nacionalizmi, që nuk e ndjen kur je në Shqipëri.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi