Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qen dhe mace me pantallona Empty Qen dhe mace me pantallona

Tue 5 Jun 2012 - 17:50
Emanuela SakoKemi parë plot meshkuj dhe femra që ndjekin tendencat e fundit në veshje për ngjyrat dhe modelet. Por, mesa duket kjo nuk është e mjaftueshme. Së fundi, një familje moderne që ka një kafshë shtëpiake në familje, duhet të ketë dhe një garderobë për veshjen e kafshës që ka në shtëpi. Shpeshherë kemi dëgjuar që meshkujt të ngacmojnë femra në rrugë edhe nga qeni që ato nxjerrin shëtitje. Madje kemi dëgjuar shpeshherë shprehje të tilla si: “Shiko çfarë qeni ka dhe mos pyet për surratin!” ose “Sa seksi qenka qeni!”. Këto janë batuta që tregojnë se njerëzit deri diku identifikohen me kafshët. Prandaj, shumica e familjeve që kanë kafshë në shtëpi i mirëmbajnë me dëshirë dhe i quajnë pjesë të familjes.



Elisa Reçi: “Kush ka kafshë në shtëpi është më miqësor”

Elisa është punonjëse në një dyqan kafshësh, ku tregtohen edhe mjaft aksesorë për të gjitha kafshët. Kafshët i ndjekin të gjitha tendencat në veshje dhe aksesorë. Madje, ata që i duan qentë në shtëpi ndjekin më tepër modelet e veshjeve dhe vizitat te veterineri më tepër se sa për fëmijët e tyre.





Sa kohë keni që punoni me kafshët?

Kam rreth 2 vjet që punoj në dyqanin e kafshëve.



Në dyqan ka shumë kafshë dhe shumë aksesorë të tjerë, si është të rrisësh një kafshë?

Të rrisësh një kafshë është si të mbash një fëmijë. Kjo ka lidhje shumë me mënyrën se si kujdesesh, pasi kafsha ta kthen gjithë dashurinë që i jep. Në radhë të parë, duhet të kesh shumë kohë që të merresh me to.



Sa të pëlqyera janë kafshët?

Familjet shqiptare i preferojnë shumë kafshët, sidomos kohët e fundit. Sot është bërë kulturë që të kesh një kafshë në shtëpi. Është vërtetuar shkencërisht se kush ka një kafshë në shtëpi, janë njerëz më miqësorë, më të ngrohtë. Kafshët preferohen edhe nga pleqtë e vetmuar, të cilët i marrin për t’u bërë shoqëri.



Cila është kafsha më e preferuar?

Kafsha më e preferuar është qeni, pasi vlerësohet si kafsha më besnike. Pas qenit vjen macja, kaviet dhe kafshët e rralla si iguana, kameleonët, lepujt etj.



Nëpër rrugë kemi parë kafshë të veshura me rroba dhe të stolisura me aksesorë të ndryshëm. Çfarë do të thotë kjo?

Po, i veshin zakonisht. Sidomos gjatë dimrit që është dhe ftohtë, ata që mbajnë kafshë në shtëpi, u blejnë rroba të trasha në formë xhupi.



Si janë të ndara veshjet për kafshët?

Ashtu si veshjet për njerëzit edhe veshjet e kafshëve janë të ndara sipas sezoneve. Në dimër iu veshin xhupa dhe kominoshe, ndërsa në verë iu veshin bluza më të holla dhe me mëngë të shkurtra. Përgjithësisht, parapëlqehen veshjet me ngjyra të ndezura.



A bëhen dallimet midis sekseve edhe në veshjen e kafshëve?

Sigurisht që po. Për femrat janë veshje me ngjyra më të ndezura dhe më femërore, siç është ngjyra rozë, çiklaminë, e kuqe etj. Meshkujt veshin kryesisht të kaltrën, të zezën dhe të bardhën. Për femrat ka dhe aksesorë të tjerë, si byzylykë, varëse, kapëse flokësh. Ndërsa për meshkujt ka byzylykë meshkuj, si dhe zinxhira të veçantë ose qafore.



Cilat janë kafshët që pranojnë veshjen?

Kryesisht janë qentë dhe macet, por ka edhe kafshë të tjera që mund t’iu vendosen aksesorë të ndryshëm.



Sa është kostoja mujore për mbajtjen e një qeni apo maceje?

Kostoja mujore është e ndryshme. Përgjithësisht shkon deri në deri në 60 mijë lekë. Ndërsa veshja kushton nga 800 lekë për një kanatiere deri në 5 mijë lekë për xhupat. Por, gjithçka varet se sa ka mundësi klienti që të shpenzojë, sepse kjo është kostoja mesatare. Përveç veshjes dhe ushqimeve bazë kemi edhe çokollata apo biskota për të gjitha kafshët që sillen mirë. Këto iu jepen kafshëve në formë shpërblimi kur ato sillen mirë.



* * *

Bela Hasa: “Maçoku im nuk ka qejf rrobat në pranverë”

Bela është një nga familjarët që ka një maçok të quajtur Misti në shtëpinë e saj. Ajo na tregon gjithë përkëdheli se Misti me rracë gjermane është bërë pjesë e familjes dhe një shok i mirë për vajzën e saj 1-vjeçare. Bela shprehet se arsyeja e mbajtjes së maçokut është efekti pozitiv dhe miqësor që jep në familje. Ndërsa tregon për veshjen e maçkout dhe tendencën e ngjyrave.





Çfarë kafshe ke në shtëpi?

Kam një maçok shumë të bukur, që është dy vjeç, dhe quhet Misti.



Bela, pse keni zgjedhur macen dhe jo qenin apo ndonjë kafshë tjetër?

Macja më pëlqen më shumë, sepse është më e dashur dhe më ekonomike. Atë mund ta marr me vete kudo që shkoj pa pikë problemi. Pastaj macja i pëlqen dhe vajzës sime 1-vjeçare.



Ke hapësirë në shtëpi për ta vendosur diku macen gjatë natës?

Po, kam mjaftueshëm hapësirë. Ndërsa gjatë natës e mbaj në dhomën e gjumit, në krevatin e saj.



Nuk ju shkakton alergji, sidomos vajzës së vogël?

Jo, fare. Misti është shumë i pastër. Unë e çoj çdo muaj tek veterineri për ta vizituar.



I ke blerë rroga maçokut?

Misti ka shumë rroba. Por me ngrohjen e motit nuk do t’i mbajë. Ndihet më rehat pa rroba, ndërsa gjatë dimrit ka ftohtë.



Çfarë rrobash i ke blerë?

I kam blerë disa kanatiere dhe bluza. Veshjet ia ndërroj sipas sezonit, ia ndërroj edhe ngjyrat meqë ai është maçok. I kam blerë veshje me ngjyrë të kaltër, jeshile dhe të kuqe sepse i shkojnë shumë.



* * *

Kreuza: “Qeni im me rroba 6 mijë lekëshe”

Kreuza është e apasionuar pas qenve dhe sidomos pas Tobit me rracë gjermane. Ngado që shkon Tobin e merr me vete. Ajo thotë me krenari se Tobi është shumë i zgjuar dhe i dashur. Për këtë arsye e trajton si një shok të mirë dhe i ble rrobat më trendy për kafshë. Në rrëfimin e saj marrim vesh se Tobi bën pushime me familjen dhe ka një krevat tepër të bukur.



Kreuza, çfarë rrace është Tobi?

Tobi është i rracës mini spic dhe ka dy vjet që është pjesë e familjes sime.



Si e trajton Tobin?

Edhe një njeri do ta kishte zili jetën që bën Tobi. Familja ime bën vazhdimisht udhëtime dhe e marrim gjithmonë Tobin me vete në krevatin e tij. E laj dy herë në javë, e kreh përherë dhe i ble mjaft rroba që janë në modë.



Çfarë veshjesh i ke blerë qenit?

I kam blerë një xhup të trashë dimri dhe kominoshe blu me të kaltër. Kam dhe plot veshje të tjera, por tani që është ngrohur koha nuk do që t’i mbajë. Duket shumë i bukur me veshje, megjithëse ngjan i veshur shumë trashë. Së fundi i kam blerë një rrip të trashë që kushton 5 mijë lekë.



E çon shpesh tek veterineri?

Po e çoj. Sëmuret shpesh me laringit dhe detyrohem t’i jap shurup fëmijësh për t’i rregulluar fytin. Ai e shpreh çdo lloj ndjesie, qoftë sëmundjen, mërzinë dhe dashurinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi