Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E rrallë: Një top gjerman lufte rrotullon ende skenën e “Aleksandër Moisiut” në Durrës Empty E rrallë: Një top gjerman lufte rrotullon ende skenën e “Aleksandër Moisiut” në Durrës

Wed 6 Jun 2012 - 19:35
E rrallë: Një top gjerman lufte rrotullon ende skenën e “Aleksandër Moisiut” në Durrës Moisi-300x225Mark Brunga

E pabesueshme por e vërtetë! Duket si realizimi praktik i një simbioze e artit të skenës me artin e luftës. Në zemren e skenës së teatrit “ Aleksander Moisiu” të qytetit te Durrësit rreh pulsi i një… topi gjerman! Bëhet fjalë për një trofe lufte. Skena e këtij teatri është e rrotullueshme. Dhe kjo lëvizje realizohet në sajë të një shasie topi gjerman 88 mm!. Sistemi i njohur i realizimit të manovrës me aksesorët koronë- pinjon, (lëvizje që dikur i mundësonte topit rrotullimin 360 gradë kur zhvillonte qitje) – tashmë rrotullon skenën e teatrit.

Ironia e fatit ka sjellë një rastësi interesante. “Zemra” rrotulluese e skenës është gjermane, kurse emri i teatrit të Durrësit mban emrin e të madhit Aleksandër Moisiu, i cili dikur bëri “revolucion” artistik pikërisht në skenat gjermanike.



Historia

Historia se si ka përfunduar kjo pjesë arme në këtë skenë për të zgjidhur problemet regjisoriale të lojës artistike dhe regjisoriale, na e tregon ish-ushtaraku Lutfi Shehu. Në 1967 kur përfundimi i ndërtesës së teatrit “Aleksandër Moisiu” ishte në ditët e fundit, por kishte mbetur pa u zgjidhur problemi i skenës së rrotullueshme, kërkesë e modernizimit të teatrove për t’i bërë pjesët skenike më operative në densitetin e lëvizjeve të aktorëve.

Si u relizua kjo zgjidhje inxhinierike dhe artistike njëkohësisht? Ish-oficeri i artilerisë bregdetare Lutfi Shehu ka qenë në atë periudhë kohe Kapiten i Parë. Ai shërbente në Regjimentin e Artilerisë Kunderajrore 9115 me vënd komande në afërsi të depos së ujit në Kodër- Vilë. Ai tregon…



Rrëfimi

“Në atë zonë në Currila ndodhej e pozicionuar një bateri topash 130 mm, ndërsa si maskim në afërsi të vilës ishte lënë një bateri topash e periudhës së luftës. Topat ishin gjermanë të periudhës së luftës së II-të botërore, – kujton z.Shehu

Ka qenë viti 1955 kur erdhi në këtë repart nga Bisht Palla bateria me topat gjermanë 88 mm, topa të fuqishëm bregdetar stacionar 130 mm me rreze zjarri efektive deri ne 27 km. Topat gjermanë përdoreshin për të bërë qitje me raste të festave të nëntorit dhe raste të tjera kur urdhëroheshin nga Ministria e Mbrojtjes. “Kjo bateri na ishte lënë në ngarkim ne si repart, nga Grupi i Mbrojtjes Bregdetare, – thekson ish Kapiteni, – për ta pastruar dhe për ta mbajtur në gadishmëri”



Si u vendos

Kur përfundoi ndërtesa mbeti problemi i skenës. Zgjidhja për skenën rrotulluese të teatrit ishte bërë problem i Komitetit te Partisë dhe Komitetit Ekzekutiv të asaj periudhe. Detyra për t’u zgjidhur për prodhimin e mekanizmit rrotullues te skenës i ishte dhënë UMB –së. Por paraqiste vështirësi.

Në ndërtimin e skenës punonin edhe specialistë të ndërtimit, shumica e të cilëve nga Golloborda. Trajko Karanxha, Xheladin Balla, Zafir Mazniku, Bogdan Jorgji dhe Esat Xhelili. Ata ishin njëkohësisht në atë periudhë zboristë në repartin e artilerisë bregdetare 9115.

“ Ata më kishin folur dhe une shkova dhe e pashë skenën në vend, – kujton Lutfiu, – Ishte kohë dreke, diskutimet ishin të shumta. Unë hodha këtë idenë e shasisë së topit që më pas qe edhe zgjidhja përfundimtare e problemit. Fillimisht u mendua që të merreshin nga të baterisë së Golemit, por ata kishin problem se platforma e tyre nuk e bente rrotullimin 360 gradë. Këtë veti e kishin vetëm topat 88 mm të Kodër-Vilës.



Transporti

Platforma metalike e topit gjerman 88 mm ishte e betonuar; kishte një guzhinjetë qëndrore si princip pune dhe punonte me mekanizëm rrotullimi koronë-pinjon. Pasi u hoq mekanizmi luftarak i topit, nisi çmontimi i bazamentit rrotullues.

“Erdhi nje kamion vinç dhe një mjet transporti tip Skoda me turi. Mbi të u vendos një mekanizëm trekëndor me sistem ngritës makara që bëri shkuljen e shasisë metalike. Pastaj u ngarkua u dergua në teatrin e ri. Rezultoi i suksesëshëm në provat rrotulluese, mbi këtë mekanizëm lufte nga me cilësorët u vendos edhe skena e teatrit “Aleksander Moisiu” – përfundon rrëfimin për “Shekullin”, z.Shehu.



Kush ishte Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisiu lindi nga prindër shqiptarë më 2 prill 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars 1935 në Vjenë. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku iu përkushtua aktrimit. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë. Në 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Sot, shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Moisiu është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “Komisar Rex”). Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi