Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nipi i Aleksandër Moisiut ja si jeton nje miliarder Bohem? Empty Nipi i Aleksandër Moisiut ja si jeton nje miliarder Bohem?

Thu 7 Jun 2012 - 16:45
Nipi i aktorit të famshën me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është një miliarder që ka refuzuar të ketë të mira materiale dhe bëjë jetën e bohemit, duke shëtitur mbarë globin. Nipi miliarder që jeton si “endecak” i aktorit të njohur me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, djali i së bijës së aktorit Moisiu, Nicolas Berggruen, ka zgjedhur të jetojë nëpër hotelet dhe avionët më në zë të botës. Në pronësi të tij nuk ka më shtëpi apo makina të shtrenjta. Ai zotëron vetëm një pasuri prej 2,3 milionë dollarë. I lindur më 10 gusht të vitit 1961 biznesmeni me dy nënshtetësi gjermane dhe amerikane Berggruen, është i biri i një koleksionisti gjerman arti Heinz Berggruen dhe aktores franceze Bettina Moisiu, e bija e Aleksandër Moisiut. Ai ishte një aktor austriak me origjinë shqiptare. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai shquhej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në vitin 1935, pak kohë përpara vdekjes , Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë nderkohë që ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes
Ndërkohë nipi i tij është i njohur për themelimin e kompanisë “Berggruen Holdings”,e njohur për investime private. 51-vjeçari është arsimuar filimisht në konviktin zvicerian “Le Rosey”, nga ku është edhe përjashtuar për shkak të karakterit të tij rebel. Megjithatë Nicolas ia doli mbanë. Ai studioi dhe u diplomua për financë në universitetin e New Yorkut. Sot ai është një nga investitorët më të pasur dhe shoqërohet vetëm nga femra të bukura dhe të njohura të ekranit siç është modelja dhe aktorja e mirënjohur gjermane Claudia Schiffer, stilistja Lindsey Steede apo aktorja Lisa Lovbrand. Gjatë një interviste ai është shprehur se është mjaft i lumtur me mënyrën e jetesës së tij. Sipas Nicolas nuk janë të rëndësishme pronësitë apo zotërimet që gjithkush mund të ketë, por veprimet që bën secili prej nesh.Berggruen ka hequr dorë prej shtëpisë së tij në New York dhe ishullit privat në Miami rreth 12 vjet më parë dhe shprehet mjaft i lumtur për këtë. Vitin e kaluar nipi i Aleksandër Moisiut ka shpenzuar rreth 12 milionë paund në një fushtatë për të shpëtuar Kaliforninë nga borxhet e saj rrënuese. Ndoshta një organizatë për të pastrehët do të jetë lëvizja e tij e radhës. Edhe pse ai nuk ka treguar kurrë përse në vitin 2000 gjatë një pagëzimi është betuar të heqë dorë nga pasuria e tij, sërish miliarderi nuk humbet rast për t’u argëtuar. Çdo vit organizon një party për pjesëmarrësit e çmimeve Oscars në hotelin “Chateau Marmont” në Los Angelos, ku ftohen dhe marrin pjesë personalitete të shquara të artit si Leonardo DiCaprio apo Paris Hilton./shqiptarja.comNipi i Aleksandër Moisiut ja si jeton nje miliarder Bohem? Nicolas-berggruen-1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi