Durrës, ende asnjë informacion për motrat Kajtazi. Prindërit, apel policisë
Sat 8 Aug 2015 - 21:08
Nuk ka ende asnjë informacion mbi vendndodhjen e dy motrave Kajtazi të larguara nga shtëpia e tyre, në Spitallë të Durrësit, ndërsa prindërit luten që ato të mos kenë kaluar ilegalisht kufirin dhe që policia t’i kthejë pranë tyre.
Apeli publik i prindërve përshpejtoi punën e grupit hetimor për verifikimin e cdo lloj informacioni rreth dy motrave.
Drejtues të hetimit bëjnë të ditur se persona që mund të kenë dijeni dhe shoqëri me vajzat, fqinj etj. janë marrë në pyetje në përpjekje për të zbërthyer ngjarjen dhe mundësuar gjetjen e Orialdës, që ende nuk i ka mbushur 18-at, dhe Klevisës 14 vjeçe.
Katër telefonët celularë që vajzat kanë marrë nga shtëpia rezultojnë të fikur, ndërsa policia vijon verifikimin e tabulatëve të tyre. nga hetimet e deritanishme duket se një gjë është e sigurtë, se vajzat janë ndihmuar nga dikush për të realizuar planin e arratisë së tyre.
Vajzat janë larguar nga shtëpia duke i vënë zjarrin vajit të derdhur në dhomë dhe pasi janë siguruar se prindërit e helmuar nuk do të ktheheshin në shtëpi atë natë. Ato kanë marrë, përveç parave, edhe katër valixhe të mëdha me rroba dhe këpucë.
Ndonëse për policinë vajzat janë autoret e dyshuara të zjarrvënies, familjarët nuk e besojnë këtë. Madje, ata pretendojnë se vajzat janë mashtruar në rrjetet sociale nga persona në moshë, të cilët më pas i kanë detyruar të veprojnë kundër vullnetit të tyre.
Prindërit dhe motra e madhe deklarojnë se pas dështimit të fejesës me mblesëri me një djalë në Itali, Orialda kishte ndryshuar shumë, por ajo e kishte vendosur vetë ndarjen dhe familja e kishte mbështetur. Ky version hedh poshtë atë të hakmarrjes së vajzës ndaj familjes për prishjen e fejesës në muajin mars.
Orialda ishte larguar edhe më parë nga shtëpia, në maj të vitit 2013, kur babai i ishte kundërvënë një lidhjeje të krijuar mes saj dhe një bashkëmoshatari në Facebook. Por pas 3-4 orësh vajza u gjet dhe u rikthye në shtëpi nga policia.
Ndërkaq, në maj të këtij viti, familjarët kishin përfunduar sërish në spital, të helmuar nga medikamente për gjumin, të hedhura në ushqim nga vajza e vogël, që gjoja i kishte blerë për gjyshen në farmaci.
Këto ngjarje dhe turpi i shtynë prindërit të qëndronin në heshtje, duke pritur veprimet e policisë. Por kalimi i javëve dhe mungesa e informacionit mbi vajzat i alarmoi ata mbi rrezikun që mund t’u kanoset të bijave, që sipas tyre janë viktima të dikujt që ka përfituar nga mosha e tyre e re dhe gjendja psikologjike.
/ Top Channel
- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Durrës, ende asnjë informacion për motrat Kajtazi. Prindërit, apel policisë
Mon 10 Aug 2015 - 23:24
Kane dale kalamojt duresh krejt.
Re: Durrës, ende asnjë informacion për motrat Kajtazi. Prindërit, apel policisë
Sat 15 Aug 2015 - 21:45
Telenovela e motrave dhe në polici, nuk i pranojnë prindërit; në YouTube 90 minuta xhirime
Plani i dy motrave Kajtazi dyshohet se po vazhdon edhe brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë Durrës për të shfajësuar veprimet e tyre për të cilat po ndiqen penalisht. Gjatë takimit me prindërit dhe motrën e madhe, vajzat kanë reaguar keq.
Kanë qëndruar larg dhe janë shfaqur të frikësuara nga prania e tyre. Të gëzuar që u gjetën shëndoshë e mirë, prindërit janë befasuar nga sjellja e vajzave të cilat jo vetëm që nuk u janë afruar apo kërkuar ndjesë për gjithçka kanë bërë, po u kanë qëndruar ftohtë e në distancë në prani të drejtuesve të policisë.
Babai i tyre tha per Top Channel, se priste që vajzat t'i kërkonin falje për gjithçka kanë bërë. Por ai thotë se pas një muaji arrati ato kishin ndryshuar edhe pamje dhe nëse do t'i kishin shkuar në shtëpi, nuk kishte për t'i njohur. Hiqmet Kajtazi thekson se nëse do të kishte ushtruar dhunë mbi vajzat 18 dhe 14 vjeçe, ato do t'i kishin denoncuar në polici dhe nuk do të ishin arratisur, pasi t'i kishin helmuar, grabitur dhe djegur shtëpinë. Ai mendon se vajzat e tij kanë nevojë për psikolog që duhet t'i ndihmojë në këtë moment të vështirë që po kalojnë.
Por një ditë pasi ato u gjetën në qytetin e Vlorës, ku edhe kishin marrë një shtëpi me qira, u mësua se motrat Kajtazi kanë postuar gjatë kësaj kohe disa video. Në dy prej tyre ato shfaqen me fytyrë, ndërsa në dy video të tjera vetëm me zë dhe rrëfejnë, atë që ato pretendojnë se ka ndodhur me jetën e tyre.
Orialda dhe Klevisa fajësojnë prindërit dhe motrën e tyre të madhe për arratisjen dhe pretendojnë se i kanë dhunuar.
Këto video që vajzat kanë shpërndarë në internet gjatë qëndrimit në Vlorë pritet të sjellin të tjera detaje mbi hetimet që prokuroria po zhvillon edhe pas gjetjes së tyre.

Sat 15 Aug 2015 - 21:59
Tip kuckash duken nga intervistat.
Kto jane kalamojt qe prodhon demokracia e sali rrumpalles.
Kto jane kalamojt qe prodhon demokracia e sali rrumpalles.
Re: Durrës, ende asnjë informacion për motrat Kajtazi. Prindërit, apel policisë
Sat 15 Aug 2015 - 22:24
Vetem une shoh dicka qe nuk shkon ketu?
Keto vajzat Kajtazi do perballen me akuzat e vjedhjes e shkaterrimit te prones, shume mire. Por vetem kaq? Dhe do kthehen "te babai qe i pret krahe hapur"?
Po asistence psikologiike? Po ndonje hetim me i thelle i familjes? Po turpi dhe shenjestrimi nga njerezit me te cilin duhet te perballen dy adoleshente te dobeta?
Mbaron me kaq? Pasi perfundon show, askush nuk kujdeset me?
Heren tjeter nese keto vajza bejne dicka me te rende, une nuk u ve asnje faj!
Keto vajzat Kajtazi do perballen me akuzat e vjedhjes e shkaterrimit te prones, shume mire. Por vetem kaq? Dhe do kthehen "te babai qe i pret krahe hapur"?
Po asistence psikologiike? Po ndonje hetim me i thelle i familjes? Po turpi dhe shenjestrimi nga njerezit me te cilin duhet te perballen dy adoleshente te dobeta?
Mbaron me kaq? Pasi perfundon show, askush nuk kujdeset me?
Heren tjeter nese keto vajza bejne dicka me te rende, une nuk u ve asnje faj!
Re: Durrës, ende asnjë informacion për motrat Kajtazi. Prindërit, apel policisë
Sun 16 Aug 2015 - 15:00
- Durrës, 21 vjecari me leucemi lufton me vdekjen, familja apel për ndihmë VIDEO
- I mërzitur nga tymosja e marijuanës, arreston prindërit duke i dërguar foto policisë
- E rrallë: Një top gjerman lufte rrotullon ende skenën e “Aleksandër Moisiut” në Durrës
- “Mjaft”, apel ndërkombëtarëve
- Gjira Kajtazi, oferta nga produksionet gjermane
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi