Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

I riu grek vrau 42-vjeçarin shqiptar pas një vjedhjeje, gjykata e liron pas protestave Empty I riu grek vrau 42-vjeçarin shqiptar pas një vjedhjeje, gjykata e liron pas protestave

Sun 10 Jun 2012 - 23:37
I riu grek vrau 42-vjeçarin shqiptar pas një vjedhjeje, gjykata e liron pas protestave Banesa-greqi-noa-300x199

Një 42 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri brenda një banese në Athinë, raporton korrespondenti i agjencisë noa.al.

Ngjarja ka ndodhur natën duke gdhirë dita e enjte në lagjen Peania të Atikës dhe autor i vrasjes është 25 vjeçari grek, Nikos Davaris.

Policia tha të premten se vrasja erdhi në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes legjitime. Sipas hetimit paraprak, 42 vjeçari bashkë me kushëririn 52 vjeçar po kryenin disa grabitje në zonën e Peanias.

Fqinjët e Davaris dëshmuan në polici se dy orë para se të ndodhte ngjarja, kishin parë lëvizjet e dy shqiptarëve të cilët po tentonin të grabisnin edhe banesa të tjera të kësaj zone.

Ishte ora 02.50 e së premtes kur nisi gjithçka. Davaris tregoi pas ndalimit, se banesa e tij u sulmua dhe bashkë me vëllanë, kur dëgjuan zhurmë zbritën në katin përdhes të shtëpisë dhe panë nënën e tyre që kërcënohej me thikë që të fikte sinjalin e alarmit që u ndez kur dy shqiptarët hynë në banesë.

Davaris bashkë me vëllanë iu sulën dy shqiptarëve dhe arritën ti detyrojnë që të largohen nga shtëpia. Por dy autorët vazhduan serinë e tentativave për grabitje në shtëpi të tjera afër asaj të Davaris.

Në një moment aty rreth orës 04.00 dëgjohen klithmat e një gruaje fqinjë që thirri “Hajdutë, hajdutë!”.

Nikos del jashtë banesës me armën e zjarrit në dorë, një karabinë dhe sheh dy shqiptarët të vrapojnë. Vë në shënjestër ata dhe qëllon një prej tyre duke e lënë të vdekur në vend. Tjetri u largua por pak orë më vonë, përfundoi në polici. Autoritetet sqaruan se kushëriri i viktimës, një 52 vjeçar është vetëdorëzuar në polici.

Nikos Davaris është ndaluar nga policia dhe akuzohet për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes si dhe për armëmbajtje pa leje. Autori i krimit nuk e pranoi se ka qëlluar me qëllim mbi autorët. Kurse avokati i Davaris, Alekos Aleksandrakis, tha në gjykatë kur u bë të premten pasdite vlerësimi i masës së sigurisë se Nikos bëri shkrepje të pavullnetshme.

Lidhur me ndalimin e studentit 25 vjeçar për vrasjen, shpërthyen protestat në Athinë dhe qindra njerëz u mblodhën para gjykatës duke kërkuar lirimin e tij. Protestave iu bashkuan edhe përfaqësues nga Hrisi Avgji, partia ekstremiste greke.

Gjykata të premten e la të lirë autorin e vrasjes. (noa)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi