Pranga autorit, vrau 19-vjeçarin për lavatriçen
Sun 19 Jan 2014 - 16:37
Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit, Imer Kotarja, për shkaqe banale. Policia e Tiranës bën të ditur se në pranga ka rënë 41-vjeçari Maliq Mema, i dyshuar për ngjarjen 16 janarit në Kamëz.
I riu humbi jetën ditën e djeshme në Spitali Ushtarak, pasi nuk ka mundur që t'u rezistojë dot plagëve me mjete të mprehta të marra në trup.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Kamëz, ku i riu është grindur me 41-vjeçarin Maliq Mema, nga Kukësi, për motive banale. Sipas policisë, 19-vjeçari bashkë me të atin kishin hapur një biznes privat ku rregullonin mjetet shtëpiake. Së fundmi, i riu kishte rregulluar lavatriçen e Memës, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga puna e viktimës. Ky ka qenë motivi i sherrit, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta. 40-vjeçari ka plagosur me një mjet prerës të riun, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme.
Partia Demokratike akuzoi dje Policinë e Shtetit për fshehjen e krimit, ndërsa Ministria e Brendshme hodhi poshtë akuzat, duke siguruar transparencë përballë qytetarëve.
/Shekulli Online/ E.L./

- Vrau vjehrrin e motrës, arrest me burg autorit
- Vrau kamerieren se i vonoi birrën, gjykata e Elbasanit: Burg pa afat autorit
- Arrestohet Kalaj, vrau 18-vjeçarin për një shikim
- I riu grek vrau 42-vjeçarin shqiptar pas një vjedhjeje, gjykata e liron pas protestave
- Pranga 26-vjeçarit, vrau bariun shqiptar për t’ia vjedhur rrogën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi