Vrau vjehrrin e motrës, arrest me burg autorit
Sun 27 Oct 2013 - 13:27
Anila Dushi
Lihet në qeli autori i ekzekutimit të vjehrrit të motrës. Gjykata e Shkodrës dha dje masën e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin Ermir Mark Gjergji. Nga ana e togave të zeza u vlerësua si i ligjshëm arrestimi i Gjergjit, në ngarkim të të cilit rëndon akuza e vrasjes me dashje. Pas kafazit të hekurt i akuzuari pranoi që të flasë, duke kërkuar falje dhe mëshirë. Ai ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë, ndërsa u shpreh se nuk ishte ky qëllimi i tij. I akuzuari pranoi autorësinë e krimit, duke u shprehur se krimi u krye në gjaknxehtësi e sipër. “Kam qëlluar nga gjaknxehtësia, pasi nuk kam pasur mend t’a vrisja. Policia më ka kapur, kur po shkoja për t’u dorëzuar. Më kanë trajtuar mirë”, u shpreh Ermir Gjergji para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi. Deklarata e të akuzuarit për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje u kundërshtua nga prokurori i çështjes, Vat Stakaj, i cili theksoi se vrasja ishte e paramenduar.
Sipas përfaqësuesit të akuzës autori i krimit i kishte dërguar fjalë viktimës, 67-vjeçarit Ejlli nëpërmjet të një afërmi të tij, se në rast se nuk ndërhynte për 4 orë për të marrë masa ndaj djalit të tij që i dhunonte të motrën në Amerikë, atëherë do e vriste. Sipas prokurorit Stakaj, pa u përmbushur afati i paralajmërimit, 29-vjeçcari e qëlloi 67- vjeçarin Ejlli me një plumb pistolete, pranë derës së banesës së tij.
Ndërsa pas disa minutash ky i fundit humbur jetën. Pasi dëgjoi pretendimin e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë atë të arrestit me burg dhe kërkesën e mbrojtjes atë të caktimit të një mase më të butë ndaj 29- vjetarit, gjykata vendosi si masë sigurie atë të “arrestit me burg”.
Ngjarja
Krimi u shënua pasditen e së enjtes në qendrën e fshatit Gur i Zi në Shkodër, ndërsa policia ka mundur të arrestojë në shtëpinë e tij autorin e krimit, 29-vjeçarin Ermir Gjergji. Ai ka qëlluar mbi viktimën pas një sherri për motive banale, ndërsa hetimet e menjëhershme pas ngjarjes kanë zbuluar faktin se në të vërtetë mes tyre kishte vite që vazhdonin përplasjet dhe konfliktet. Shkak ishte motra e autorit, e cila rezulton të jetë nusja e djalit të viktimës.
Policia e Shkodrës, pas vënies në pranga të autorit, mori edhe dëshmitë e para të personave që kanë pasur dijeni mbi ngjarjen dhe kanë krijuar edhe një ide të qartë ku do të fokusojnë hetimet për vrasjen e 67-vjeçarit. Referuar të dhënave që vijnë nga policia e Shkodrës bëhet me dije se vrasja është kryer në oborrin e shtëpisë së viktimës, ndërsa Gjoni për asnjë moment nuk ka mohuar autorësinë vrasjes së vjehrrit të motrës së tij. Nga rrëfimet e autorit bëhet me dije se motra e tij ishte keqtrajtuar nga familja e viktimës.
Madje motra kishte pësuar edhe probleme serioze psikike dhe familja e viktimës dhe vetë viktima nuk ishin kujdesur për të. Gjithashtu autori ka pranuar para oficerëve të policisë së Shkodrës se për problemin e motrës ishte konfliktuar edhe herë të tjera me Ejllin, por ditën e djeshme konflikti për të njëjtin problem kishte marrë përmasa të mëdha. shekulli.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi