Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vrasja për një femër në kazino, burg përjetë autorit në Korçë Empty Vrasja për një femër në kazino, burg përjetë autorit në Korçë

Fri 27 May 2011 - 18:38
KORÇE – Lajmifundit – Prokuroria e Korcës kërkoi sot dënimin me burg të përjetshëm për një shtetas të akuzuar për vrasje të dyfishtë pranë një kazinoje në këtë qytet.
Prokuroria paraqiti sot në gjyq pretencën për autorët e masakrës së ndodhur në lagjen “Radanec” të Korcës në janar të këtij viti ku mbetën të vrarë 2 të rinj dhe u plagosën tre të tjerë.
Përfaqësuesit e akuzës kërkuan burg të përjetshëm për të dyshuarin si autor të ngjarjes, Erjon Mukadezi. Ai akuzohet se ka kryer vrasjen e shtetasve Mikel Tepexhiku dhe Kastriot Hysi, cituan per LajmiFundit burimet nga seanca gjyqesore.
Prokuroria kërkoi që 3 bashkëpunëtorët e tij, Irfan Mukollari, Fatjon Dinkollari dhe Ervin Mukollari të dënohen me 1.5 vjet burg secili. Konflikti ka ndodhur siç njoftohet për shkak të një femre që punonte në kazinonë pranë të cilës ndodhi vrasja.
Vajza e cila ishte ngacmuar nga autori i ngjarjes, kishte njoftuar të dashurin e saj, viktimë e krimit, i cili shkoi aty dhe u konfliktua me autorin e ngjarjes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi