Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Më shumë të dënuar, më pak kriminalitet Empty Më shumë të dënuar, më pak kriminalitet

Tue 12 Jun 2012 - 20:29
Populli përbëhet nga shoqëria, e cila në tërësinë e saj ka individin. Është ky individ i cili, nëse shkel ligjin, vihet para përgjegjësisë.
Gjatë një analize periodike me Drejtorinë e Burgjeve, vumë re se çdo vit numri i të dënuarve ka pësuar rritje. Në vitin 2005 numri i të dënuarve ishte 1800, ndërsa sot është 4795. A përbën arritje kjo, apo është thjesht një shifër? Përgjigjja do një analizë e studim të mëtejshëm në kuadër të organizimit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Numri i të dënuarve i rritur lidhet me faktorë të ndryshëm, ndër të cilët po radhis, luftën kundër kriminalitetit, luftën kundër korrupsionit, rritjen e kapaciteteve të forcave policore, kryerjen e hetimeve, dhënien e vendimeve nga gjykatat, dhe më e rëndësishmja rritja e kapaciteteve të burgjeve shqiptare.

Këta faktorë nuk do të ishin të mundshëm nëse nuk do të funksiononte puna zinxhir e një sërë institucionesh, puna e palodhur e një sërë punonjësish të nderuar dhe me integritet. Në vitin 2005 numri i të dënuarve ishte 1800, sot është 4795. A është shoqëria shqiptare më e kriminalizuar apo organet përkatëse kanë luajtur një rol të rëndësishëm për vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit? Dëshiroj të sqaroj së pari lëvizjen e shoqërisë. Kjo është shumë e rëndësishme, prandaj dhe mora përsipër të sjell shembuj.

Kriminaliteti bazohet në faktorë e shkaqe të ndryshme subjektive, por edhe objektive. Ndër ato subjektive, do të veçoja në tërësi sjelljen e individit dhe të shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka të njëjtën sjellje si brenda një vendi, por edhe jashtë tij.

Shoqëria shqiptare përbëhet nga i njëjti temperament, karakter dhe personalitet që përgjithësisht dallon popujt nga njëri-tjetri. Sjellja e individit është e njëjtë, qoftë ky në Tiranë, Krujë, Memaliaj, Tropojë apo Kukës, Torino, Venezia, Selanik apo Prishtinë. Statistikat tregojnë se numri i të dënuarve shqiptarë në burgjet e vendeve të huaja ka mbetur pothuajse i njëjtë nga viti 2003 e deri në vitin 2012, pa luhatje, ulje apo ngritje.

Kjo statistikë është një arsye e fortë për të besuar se ky popull është i njëjtë, me po ato parime e besime sikurse At Gjergj Fishta do të citonte në Konferencën e Paqes 1919: “asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Evropë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktikat e shpellave jehuese të maleve vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë bucave të Shqipnisë.” Populli përbëhet nga shoqëria, e cila në tërësinë e saj ka individin. Është ky individ i cili, nëse shkel ligjin, vihet para përgjegjësisë. Dhe që të arrihet kjo, shteti ligjor kërkon domosdoshmërisht pasjen e kapaciteteve në burgje, trajtimin e të dënuarve sipas standardeve për t’i bërë ata të aftë të integrohen nesër në shoqëri, kërkon dhënien e drejtësisë nëpërmjet gjykatave, si dhe kapjen e shkelësve në kohën e duhur nga forcat policore.

Nëse ndonjëra nga këto hallka nuk funksionon, është e pamundur vënia para përgjegjësisë e shkelësve të ligjit, ata që ne sot i quajmë të dënuar dhe që numërohen në 4795. Kjo shifër përbën arritje dhe për disa arsye të tjera, të cilat unë po i listoj një e nga një.

Së pari, ashtu sikurse u përshëndet nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka luajtur një rol domethënës në vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit. Sigurisht që ata që punojnë në sistemin e Drejtësisë, juristët, prokurorët por dhe sociologët e kanë të qartë si kristali se të dënosh një person, kërkon një punë dhe përgjegjësi madhore në drejtim të ndjekjes, kapjes, hetimit, arrestimit, burgimit dhe dhënies së një vendimi të drejtë e të paanshëm. Dhe është kjo trupë gjyqësore, e cila ditë për ditë përballet me vendime të tilla për të ruajtur integritetin, vlerat dhe cilësitë e shoqërisë shqiptare.

Së dyti, kjo shifër tregon zbatimin e një politike penale me tolerancë zero ndaj korrupsionit, me tolerancë zero ndaj trafiqeve dhe pa kompromis me luftën kundër kriminalitetit. Këto janë arritje, arritje të cilat i përkasin kësaj maxhorance dhe që pavarësisht i takojnë shoqërisë shqiptare. Sigurisht që kjo politikë është ideuar nga programe qeveritare, nga strategji të cilat shoqërohen me masa konkrete dhe që zbatohen ditë për ditë nga institucionet shqiptare. Falë këtyre politikave është bërë e mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në Europë, që shqiptarët tashmë të kenë mundësi të jetojnë si europianët brenda kontinentit Europë. Një grup i madh juristësh, prokurorësh e gjyqtarësh punojnë çdo ditë me përkushtim që Shqipëria një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Europian, të aplikojë të njëjtat standarde e të gëzojë të njëjtat privilegje.

Së treti, aktualisht në shërbimin e provës vuajnë dënimin alternativ rreth 3800 të dënuar. Shërbimi i provës është një arritje tjetër e qeverisë Berisha. Në sajë të shërbimit të provës, shkelësit e ligjit në varësi të llojit të shkeljes mund ta kryejnë dënimin duke kryer punë në interes publik, apo duke kaluar një kohë pranë familjes dhe komunitetit. Këto reforma kanë bërë të mundur gjetjen e mënyrës për vazhdimësinë e integrimit të individit në shoqëri, pavarësisht shkeljes së kryer, shkelje për të cilën kanë marrë një dënim.

Së katërti, shifra prej 4795 të dënuarish do të ishte e pamundur nëse Shqipërisë do t’i mungonin burgjet. Dhe që nga viti 2005 janë ndërtuar burgu i Fushë-Krujës, i Korçës, i Vlorës, i Durrësit, Kavajës dhe janë në përfundim ato të Elbasanit e Beratit dhe do të fillojë ndërtimin së shpejti burgu i Shkodrës. Këto janë investime të realizuara me fondet e buxhetit të shtetit, si dhe të ndihmës së çmuar të Bashkimit Europian. Kapacitetet e sistemit te burgjeve janë të rëndësishme për të kuptuar jetesën në një shoqëri shqiptare, jetesë e cila ka në themel individin, qytetarin dhe për të cilin administrata punon. Dëshiroj të përmend kontributin e Bashkimit Europian, që me taksat e qytetarëve të tij ka bërë të mundur përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri. Investimet kanë përfshirë në një masë të madhe infrastrukturën, ndërtimin e burgjeve te reja por dhe shërbimin shëndetësor ndaj të dënuarve dhe paraburgosurve, trajnimin e punonjësve e stafit të burgjeve që ka kontakt ditor me të dënuarit, raportin e të dënuarve me forcat policore, survejimin dhe mbikëqyrjen e të dënuarve.

Së pesti, sistemi i burgjeve normohet nga një kuadër ligjor i mirërregulluar duke filluar nga ratifikimi i konventave dhe akteve ndërkombëtare, të cilat lejojnë përthithjen e standardeve ndërkombëtare, ligjin për të drejtat dhe liritë e të dënuarve, rregulloren për trajtimin e të dënuarve, si dhe rregulloret e veçanta për çdo institucion të vuajtjes së dënimit. Kjo është një punë e madhe hartimi, analize e përmirësimi ligjor.

Së fundi, dëshiroj të përmend se raporte te ndryshme si dhe ai i Bashkimit Europian kanë treguar progresin e vazhdueshëm në sistemin e burgjeve shqiptare dhe ky progres duhet të quhet arritje për popullin shqiptar. Arritjet meritojnë të quhen të tilla dhe shumë pozitive, sepse në këtë mënyrë populli shqiptar shkon i bashkuar në rrugën e pakthyeshme drejt integrimit europian mbi bazën e standardeve të njohura.



*Zv.ministre e Drejtësisë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi