Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Empty Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut

Tue 12 Jun 2012 - 22:51
Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Ddd2-300x166Vitin e kaluar, rrjeti social Facebook, lansoj programin për zbulimin e defekteve dhe mangësive të ndryshme që hasen në këtë rrjet social, duke i shpërblyer të gjithë ata që kontribojnë në zbulimin e këtyre gabimeve.

Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato.

Deri tani, ky program ka arritur t’i mbledhë 131 hakerë nga 27 vende të ndryshme të botës, ku krahas 27 shteteve bën pjesë edhe Kosova, e cila është përfaqësuar nga i riu Denis Avdiu.

Denis Avdiu, i cili vjen nga Mitrovica, ka arritur që të jetë në mesin e 131 hakerëve nga e gjithë bota. Në një intervistë për IndeksOnline, ai arriti të na tregojë detalisht për gabimin e zbuluar.

“Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i përkiste sigurisë, ku përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të gjithë personat që menaxhonin faqe të ndryshme në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoj edhe programin për paraqitjen e gabimeve që mund t’i kemi hasur dhe për këtë u informova nga një portal i teknologjisë”, thotë Denisi.

Ai tregon gjithashtu për vështirësist që kishte hasur gjatë shpërblimit për gabimin e zbuluar, pasi që Kosova nuk njihej si shtet nga Facebook. Megjithatë ai shprehet i lumtur që ka arritur të jetë njëri ndër 131 personave nga e gjithë bota që kontribuan në këtë program.

Pervec kësaj, rrjeti social Facebook, nëpërmjet “Information for Security Researchers” ka falënderuar në emër të miliona përdoruesve të këtij rrjeti, të gjithë ata që kontribuan në zbulimin e defekteve në Facebook, ku në mesin e këtyre gjendet edhe Denis Avdiu./Indeksonline/
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Empty Re: Shqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut

Wed 13 Jun 2012 - 17:37
Entela Resuli

Një shqiptar në listën e 131 hakerave më të zotë nga 27 vende të botës. Këtë nuk e themi ne, por drejtori i ekipit për sigurinë në rrjetin gjigant social Facebook Ryan McGeehan. Denis Avdiu, gjimnazisti nga Mitrovica e Kosovës ka arritur të kap rrjetin social Facebook në gabim. Ne kemi arritur të flasim me djalin për të na treguar më shumë për këtë zbulim, pa mundur gjithsesi ta bindnim të publikonte foton e tij. Zakone hakerash? J.

“Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i përkiste sigurisë, ku përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të gjithë personat që menaxhonin faqe të ndryshme në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoi edhe programin për paraqitjen e gabimeve që mund t’i kemi hasur dhe për këtë u informova nga një portal i teknologjisë”, thotë Denisi.

Në intervistën për Trup e Shpirt, në Shekulli Denisi na tregon diçka më shumë për veten, duke u treguar i rezervuar në rrëfim, pasi “nuk mund t’i zbulojë të gjitha, janë gjera që s’i lejon rregullorja e Facebook”.



Denis ku jetoni dhe me çfarë merreni?

Momentalisht unë jetoj në Mitrovicë (Kosovë) dhe jam nxënës i gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.



Emri juaj është ndër 131 hakerat e përzgjedhur nga Facebook. Si është puna?

Arrita të marr pjesë në një konkurs duke e raportuar një gabim që kisha kohë që e vëreja, pasi që në një portal të teknologjisë pashë një lajm që Facebook shpalli programin që paguan ata që gjejnë gabime në këtë rrjet social.



Si u lajmërove që një nga fituesit ishe dhe ti ?

1 javë më vonë pasi e raportova këtë gabim, më erdhi në e-mail. Gabimi ishte pranuar dhe kisha fituar një shpërblim nga Facebook.



Për çfarë shpërblimi dhe për çfarë gabimi bëhet fjalë dhe si arritët ta zbulonit?

Shpërblimi dhe gabimi në fjalë nuk është i lejuar të tregohet sipas rregullores së Facebook-ut. E sa i përket gabimit atë arrita ta zbulojë duke u interesuar të mësoja gjëra të reja në Facebook që nuk i dija më parë.



Po çfarë ndryshon rregullimi i këtij këtij gabimi në Facebook, këtë mund të na i thoni?

Rregullimi i këtij gabimi ka ndryshuar sigurinë e “fanpage” në Facebook. Me këtë gabim ju ka cenuar siguria që të merreshin dhe të keqpërdoreshin.



Si të duket kur një rrjet gjigant si Facebook em gojën e vetë shefit të tij të sigurisë, të rendisin si një ndërhakerat më të mirë të botës?

Nuk e quaj vetën “haker”, por vetëm një person që kam arritur ta zbulojë një gabim të tillë, që kjo për mua do të thotë aftësi…



Bëni dot një vetëpërcaktim: Deri ku arrin aftësia juaj për zbërthimin e kompjuterit?

Deri në atë mënyrë për mësim dhe përfitim dhe jo për keqpërdorim. Mundohem që të jem sa më afër kompjuterit dhe teknologjisë, duke u interesuar për cdo gjë që ndodh dhe çdo gjë të re. Edhe Facebook-un nuk e përdori vetëm si rrjet social. Mundohem të përfitojë dhe të mësojë edhe nga ky rrjet…



Gabimi

Vitin e kaluar, Facebook, hodhi programin për zbulimin e defekteve që hasen në këtë rrjet social, duke i shpërblyer të gjithë ata që kontribuonin në zbulimin e tyre. Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato. Ndër 131 emrat, edhe një shqiptarShqiptari që i zbuloj gabim Facebook-ut Drejtori-i-ekipit-p%C3%ABr-sigurin%C3%AB-Ryan-McGeehan-300x286300 mijë $ për ata që zbuluan gabimet e Facebook

Nëpërmjet një deklarate, Ryan McGeehan (në foto), drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve nga më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato. Programi seksionoi 131 hakera nga 27 vende të ndryshme të botës, mes tyre, Denis Avdiu nga Mitrovica e Kosovës.

“Kishte kohë që e vëreja një gabim në Facebook, gabimi kryesisht i përkiste sigurisë. Përmes këtij gabimi isha në gjendje të zbuloja të gjithë personat që menaxhonin faqe në Facebook. Disa muaj më vonë, Facebook lëshoi programin për njoftimin e gabimeve që mund t’i kemi hasur” – thotë Denisi dhe tregon se si më pas ia nisi rrjetit gjigant social konstatimin e tij.

Facebook e pranoi raportimin e gabimit si të saktë. Denisi ka arritur të jetë kështu një ndër 131 personat nga e gjithë bota, rekomandimet e të cilëve Facebook i pranoi dhe korrigjoi. Më pas, nëpërmjet “Information for Security Researchers” ka falënderuar më pas në emër të miliona përdoruesve të këtij rrjeti, të gjithë ata që kontribuan në zbulimin e defekteve në Facebook, ku në mesin e tyre gjendet edhe Denis Avdiu. Denisi tregon gjithashtu për vështirësitë që kishte hasur gjatë shpërblimit për gabimin e zbuluar, pasi që Kosova nuk njihej si shtet nga Facebook. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi