Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A i beson Policisë? Po vetes?! Empty A i beson Policisë? Po vetes?!

Thu 14 Jun 2012 - 13:32
Message reputation : 100% (1 vote)
A i beson Policisë? Po vetes?! 08_09_11_116287_adriatik1Nga: Adriatik Kelmendi


Siç po sillemi, duket se shtetin nuk e kemi edhe gjithaq seriozisht. E përjetojmë në masë si një kreaturë të përkohshme, nga e cila duhet vjedhur e plaçkitur, sa më shumë e sa më shpejt pasi që – sa fatlumë! - na u dha ky rast i rrallë (sic!), para se të shembet përtokë e të bëhet copë e grimë!

“Zemra mal po më bëhet!” Kjo ishte një fjali mbizotëruese e takimeve të para të qytetarëve shqiptarë të Kosovës me policët që po e formonin atë që për shumë vjet u quajt Shërbimi Policor i Kosovës. Përballja me një gardian të ligjit - i cili pas një dekade sërish po fliste edhe shqip, dhe në të njëjtën kohë nuk përfaqësonte regjim okupues por shërbyes në ndërtim të shtetit të ri – ishte ndjenja më e fuqishme e prekjes së lirisë.

Për shumëkënd, në zhgënjimin e përgjithshëm të viteve ’90 nganjëherë ishte dukur si një ëndërr gati-gati e parealizueshme. Por, ja ku ishin këta djem dhe vajza të reja që me disa kurse të shkurtra, por gjithsesi me përkushtim afatgjatë, kishin vendosur ta ndryshonin perceptimin e qytetarëve për policinë. Tash – thoshte mesazhi – policia është jona, janë vëllezërit dhe motrat tona, të përkushtuar që ta plotësojnë pjesën e tyre të mozaikut që ta realizojmë ëndrrën e përbashkët: shtetin e së drejtës. Të jenë në shërbim të idealit: modelin e shtetit demokratik, të bazuar në zbatimin e rendit dhe të ligjit.

Në fillim të gjithë ishim entuziastë. Edhe raportet ndërkombëtare na thoshin se e kemi një ndër policitë më të mira në rajon, e mbase edhe më gjerë. Na miklohej sedra.

Ne po mundkemi! – filluam të besonim.


Kaq naivë paskemi qenë? Vetëm një dhjetëvjeçar më vonë, cila është policia jonë? Çka ndodhi me vëllezërit dhe motrat tona?

Kryelajmet nuk ndalen duke folur për afera shumë të rënda, që përfshijnë ata që do të duhej të na ruanin nga keqbërësit. Ne na del shumë shpesh se keqbërësit në masë të madhe janë pikërisht në mesin e atyre që do të duhej t’i luftonin ata.

Vidhet ari pa u hetuar në vendin ku do të duhej të ishte më i sigurt se kudo në Kosovë – në stacion të policisë. Njëlloj, siç kishte ndodhur edhe vite më parë në një stacion tjetër policie, por aty ishin vjedhur me dhjetëra kilogramë drogë e gjësende të kushtueshme.

Njerëzit flasin me shumë drojë për policë, edhe në rangje të larta hierarkie, që marrin paga në bazë mujore për “të ruajtur” rrjetin e kazinove dhe lokaleve të tjera të lojërave të fatit, në të njëjtën kohë sa paguhen edhe nga buxheti i shtetit i mbledhur nga taksat e qytetarëve.

Qytetarë të shumtë hezitojnë të raportojnë raste krimi dhe korrupsioni evident, nga frika se ende pa dalë nga stacioni policor do ta marrin vesh për denoncuesin grupet e interesit, që janë në mesin e subjekteve politike e institucioneve, bizneseve e të tjera.

Femra të keqtrajtuara nga familjarë të dhunshëm e që marrin guximin të denoncojnë abuzuesit në polici, tregojnë se shpesh edhe vetë policët i keqtrajtojnë duke i parë si fajtore.

Policë që vrasin e plagosin për konflikte personale me armë zyrtare.

Policë që akuzohen dhe marrin nga disa dënime për vepra të shumta kriminale që i kanë kryer duke keqpërdorur pushtetin që ia jep uniforma.

Dhe, sakaq, me numërime të këtilla të zezash mund të vazhdohet gjatë me lehtësi.

Natyrisht, se këtu nuk bëhet fjalë për përgjithësime, pasi që ka edhe shumë shembuj që flasin për policë dinjitozë, vetëmohues e vetëflijues për të mirën e përgjithshme.

Gjithsesi se ka shembuj të shumtë pozitivë. Mirëpo, rastet e veprave kriminale, korruptuese e abuzuese me personazhe policët e Kosovës tashmë janë bërë aq të shpeshta, saqë s’mund më të lejohet një qasje luksi që i sheh këto si - siç quhen rëndom – veprime të izoluara të individëve të papërgjegjshëm. Fatkeqësisht, duke parë lehtësinë e pashpjegueshme e lëshimit në afera të zeza të një numri të konsiderueshëm të policëve, ky lehtë mund të perceptohet tash si një trend i tmerrshëm, si një - fenomen.


Mirëpo, nuk është problemi këtu te policia.
Çështja është se problemi nuk besoj se qëndron në një entitet të veçantë për të cilin do të mund të thuhej se e ka humbur udhën disi, e që në këtë rast na shfaqet në Policinë e Kosovës. Assesi. Nuk mund t’u lihet faji policëve. Për faktin e thjeshtë, se ata – siç e përmenda më herët – janë vëllezërit dhe motrat tona. Pra, ata jemi ne.

Policët më nuk janë ata të shtetit shtypës dhe agresor. Ne jemi policët e Kosovës. Pasi që – pandehëm se ishim pajtuar - Kosova do të duhej të ishte shteti ynë, të cilin e duam, i përkushtohemi, punojmë për ta avancuar dhe përparuar, për ne dhe fëmijët tanë. Për të ardhmen e përbashkët. Nuk është më shteti i huaj e shtypës, siç ishte dikur.

Por, siç po shohim se po sillemi ne, duket se shtetin nuk e kemi edhe gjithaq seriozisht. E përjetojmë në masë si një kreaturë të përkohshme, nga e cila duhet vjedhur e plaçkitur, sa më shumë e sa më shpejt pasi që – sa fatlumë! - na u dha ky rast i rrallë (sic!), para se të shembet përtokë e të bëhet copë e grimë!

Si mund të shpjegohet ndryshe kjo qasje në shumë fusha tona të jetës?!

Ne, qytetarët e këtij vendi, më në fund, po e bëjmë Qeverinë dhe po e shohim se si po qeveriset.

Ne, qytetarët e këtij vendi, më në fund, po e bëjmë Kuvendin e po e shohim se çka po prodhohet.

Ne, qytetarët e këtij vendi, më në fund, jemi në gjyqësi dhe po e shohim se çfarë drejtësie kemi.

Ne, qytetarët e këtij vendi, më në fund, jemi në polici dhe po e shohim se kush po na ruan.

A duhet, prapë, që t’i akuzojmë të tjerët?! A na kanë faj të tjerët që po e vjedhim, mashtrojmë, përqeshim e përdhosim çdo ditë shtetin tonë?! Mjaft më me arsyetimet se kemi qenë të shtypur, të nëpërkëmbur, të privuar nga të qenit qytetarë të barabartë me të tjerët dhe këto janë pasojat që po i korrim. Po bëhen tashmë 13 vjet që jemi të lirë. Dhe që po vendosim në masë të madhe për veten. Më shumë sesa kurdoherë më parë në historinë tonë. Kështu që, s’na ka kush faj.

Me dëshpërim e dhimbje duhet konstatuar se kriza është e thellë. Është morale e kulturore, sociale e politike.

S’di se si mund të ketë një këndellje të përgjithshme.

Duhet parë veten në pasqyrë pa zbukurime. Këta po na del që qenkemi ne.

Sa më herët që e kuptojmë, gjasat janë më të mëdha për shkëndija optimizmi.

A mund t'u besojmë policisë, qeveritarëve, gjyqtarëve tanë?
Ose, më saktë: A mund t’i besojmë vetes?!
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

A i beson Policisë? Po vetes?! Empty Re: A i beson Policisë? Po vetes?!

Thu 14 Jun 2012 - 13:53
Nuk lexova shkrimin vetem se po pergjigjem ne baze te temes...

Sot te gjithe jane te korruptuar ne te gjitha ane si policia,si gjygjtaret,si qeveritaret keshtu qe nuk i zihet bese asnjerit.Te bien ne ate pozit saqe nuk mund t'i besosh as vetes te thuash ishte apo nuk ishte ashtu...
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

A i beson Policisë? Po vetes?! Empty Re: A i beson Policisë? Po vetes?!

Thu 14 Jun 2012 - 13:55
Askujt...per veq vetes nuk ka mbete nuk ka njeri qe mund ti besosh!!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

A i beson Policisë? Po vetes?! Empty Re: A i beson Policisë? Po vetes?!

Sun 24 Jun 2012 - 15:32
C't'i besosh policise mo, qe ka frike te korrigjoje qeverine!!!
Sponsored content

A i beson Policisë? Po vetes?! Empty Re: A i beson Policisë? Po vetes?!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi