Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Droga që i kthen njerëzit në kanibalë. Nëna lakuriqe tenton të vrasë të birin… Empty Droga që i kthen njerëzit në kanibalë. Nëna lakuriqe tenton të vrasë të birin…

Sat 16 Jun 2012 - 13:43
Droga që i kthen njerëzit në kanibalë. Nëna lakuriqe tenton të vrasë të birin… 16290d1339837192-droga-qe-i-kthen-njerezit-ne-kanibale-nena-lakuriqe-tenton-te-vrase-te-birin-droga-kthen-njerzit-ne-kanibalPër ditë me rradhë mediat në të gjithë botën japin lajme rreth kanibalëve, që hanë mish njeriu! Këto lajme makabre janë bërë shumë shqetësuese dhe ekziston frika e përhapjes së këtij fenomeni të paprecedent.

Më poshtë po ju paraqesim historinë tragjike të një nëne, që donte të vriste të birin. Siç e shikoni edhe në fotografi, nëna vrapon lakuriq në rrugë duke ndjekur të birin e saj 3-vjeçar, me qëllim që ta vrasë.

Kjo foto është shkrepur në rrugët e Nju Jorkut, nga një fqinj i 35-vjeçares Pamela Mac Carthy.I tronditur, një dëshmitar shprehet: “E qëllonte me grushta të birin 3 vjeç dhe përpiqej që ta mbyste. Në ato momente gruas iu vërsulën qentë e komshisë dhe i biri gjeti rastin që t’i shpëtonte nga duart. Ai filloi të vraponte drejt të atit, që kishte dalë në rrugë për të parë se çfarë po ndodhte”.

Kjo nënë ishte kthyer në përbindësh, pasi kishte konsumuar një sasi droge të lirë, që një njihet ndryshe “bath salt”. Kjo substancë dyshohet se i shtyn njerëzit të kryejnë krime të tmerrshme. Madje besohet se edhe kanibali Rudi Wuchin, i cili i hëngri 75% të fytyrës një njeriu të gjallë që e takoi rastësisht në rrugë, ka konsumuar këtë lloj droge.

Kështu edhe Pamela 35-vjeçare, në kulmin e krizës së saj, u zhvesh lakuriq dhe u përpoq të zhvishte edhe të birin (siç veproi edhe Rudi, që e zhveshi krejt viktimën e tij).

Sipas mjekëve specialistë, kjo substancë, u shkakton përdoruesve veç të tjerash edhe iluzionin se po digjen…

“Vraponte lakuriq në rrugë dhe mbante prej qafe një nga qentë e komshisë. Më pas u rrëzua përtokë dhe këmbët i lidhi rreth qafës. Në fund e vrau qenin duke e mbytur. Por qëllimi i saj ishte të mbyste të birin”, dëshmon një tjetër dëshmitar okular për policinë njujorkeze.

Sipas fqinjëve, gruaja sillej si kafshë e egër dhe ata nuk mund ta qetësonin, derisa të vinte policia. U detyruan të përdornin armët Taser, pasi spray nuk i shkaktonte asnjë efekt. Por pak më vonë, nga gjithë kjo gjendje shoku, 35-vjeçarja pësoi atak në zemër dhe ndërroi jetë pak më vonë në spital.

Vogëlushi 3-vjeçar u dërgua në spital, me qëllim që t’i kuronin plagët e marra dhe të kujdeseshin psikologët për të.
Burimi: relitetisot.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi