- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Një grua pa fat e një brezi të vuajtur që nuk i dorëzohet pleqërisë
Sat 16 Jun 2012 - 20:11
Nga: Albina Hoxha
Një shitëse gazetash që në 8 gusht bën 80 vjeç?! E kush do ta besonte. E megjithatë kjo grua që shihni në këtë foto, e rrudhur keqazi nga vitet por top nga mendja, është një shitëse ambulante gazetash prej 20 vitesh! Quhet Piqere Sallaku, ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë.
Mbi 4 vjet jetë në “furgonin e PS-së”
Ata që kalojnë pranë selisë së Partisë Socialiste me siguri e kanë parë sepse Piqerja kalon shumë kohë në atë zonë. Të gjithë aty e thërrasin Sheqere, megjithëse emrin e ka ndryshe.
Kur disa vjet më parë humbi shtëpinë, disa deputetë e kanë ndihmuar si kanë mundur. I kanë gjetur përshembull një rimorkio furgoni të braktisur që të flinte. Megjithatë Piqerja ua di shumë për nder. 4 vite ka qëndruar aty derisa mundi të kishte një “shtëpi” në Kinostudio, një dhomë të vogël ku jeton sot me të nipin.
“Deputetët u treguan shumë të mirë me mua, m’i blinin gazetat çdo mëngjes dhe më ofruan të flija në një furgon, aty ndenja për katër vite e gjysmë, – thotë 80 vjeçarja duke shtuar “më duan sepse unë nuk merrem me llafe, por shoh punën time”.
Një grua pa fat e një brezi të vuajtur
Në të kaluarën ka punuar në ndërtim: “Atëherë isha e re dhe isha më e fortë se tani”,- kujton. Krahët e fortë nuk e kanë lënë në baltë. “Mbaja tulla dhe llaç, e dërgoja atje ku duhej. Pastaj kam punuar tokën te ish fusha e aviacionit, i prashisja pemët atje me kazmë”.
E megjithatë lekët nuk i mjaftonin. Pas punës shkonte në spital dhe shiste gjakun e saj. “Ulesha në karrige, më merrnin gjak dhe merrja 3000 lekë”, – thotë kjo grua e vuajtur e brezit të saj.
“Më zë gjumi duke parë lajmet në TV”
Sot është e kënaqur me atë që bën dhe nuk ankohet. Blerësit e gazetave mëngjes për mëngjes, janë pronarët e lokaleve, të cilët e lejojnë të shesë gazeta, madje shpesh herë i ofrojnë edhe një kafe.
Në mëngjes i blen gazetat në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”.
Prej aty i merr lokalet me radhë dhe pasi i shet të gjitha gazetat, nuk harron asnjë ditë të ndalet në selinë e PS-së ku përshëndet punonjësit dhe deputetët që gjen aty. Nuk ua harron atë ndihmën me furgonin. E prej andej shkon në shtëpinë e saj në Kinostudio.
“Kam televizor, dy divanë, një bufe ku lart fus enët e kuzhinës ndërsa poshtë rrobat e mia. Më pëlqen të shoh televizor, shoh edhe kur jam duke ngrënë, edhe në darkë më zë gjumi duke parë televizor”,- tregon.
“Vetëm lekët e tua kujdesen për ty”
Pensioni nuk i mjafton, por ajo është ende e zonja e vetes. “Kush më ndihmon? Asnjeri. Punoj shumë, çdo ditë. Gjithmonë kam punuar. Sot nuk ke asnjëri. Vetëm nëna nuk të kthen kurrizin”
Në 8 gusht bën plot 80 vjet. Vitet i duken shumë në fytyrë por duket se nuk kanë ndikuar fare në logjikën e saj.
A ka pasur probleme shëndetësore? Ka patur, por ndihet ende e fortë për të ecur gjithë ditën. Dhe ka nxjerrë edhe përfundimin e saj për jetën: “Vetëm lekët e tua kujdesen për ty”, -thotë bindshëm.
“Dëshirë? Të takoj njëherë Kokëdhimën”
Kur ishte e re ëndërronte të punonte në spital. Kushedi pse. Por nuk mundi ta realizonte këtë ëndërr. Ndërsa sot kur e pyesim nëse dëshiron ende ndonjë gjë për veten, na kap gafil me përgjigjen. Heq nga tufa që ka në duar, një gazetë “Shekulli” dhe thotë: “Dua të takoj njëherë Koço Kokëdhimën. Nuk e kam takuar asnjëherë. Vetëm në televizor e kam parë”.
Emri: Piqere Sallaku
Mosha: 80 vjeçe
Vendlindja: Sarandë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: 4 klasë shkollë shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi