Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

I VETËM NË KREVAT…NUK BËN! Empty I VETËM NË KREVAT…NUK BËN!

Sun 17 Jun 2012 - 11:00
Një proverb i vjetër thotë më mirë vetëm se sa i keqshoqëruar, por duket se ky proverb nuk zë vend kudo të paktën jo për krevatin.Të flesh i shoqëruar pavarësisht problemeve që mund të lindin nga ndarja e jastëkut dhe mbulesës, apo ndonjë gërhitje ku ti shpesh ngelesh zbuluar, ka meritën se rrit nivelin e kortizolit, hormonin e stresit duke shmangur probleme që mund të çojnë në sëmundje të zemrës.Studiuesit e University of Pittsburgh siç raporton Noa, tregojnë se nëse nuk flihet vetëm shmangen rreziqet për sëmundje zemre apo depresionit.
Ky studim tregon gjithashtu se personat që jetojnë në çift kanë shëndet më të mirë dhe jetojnë më gjatë se ata që jetojnë vetëm.
Wendy Troxel, psikiatre dhe drejtuese e studimit tregon se gjumi është një element themelor për të pasur një fizik të mirë sepse pikërisht mungesa e një gjumi të mirë shkakton çrregullime psikiatrike dhe rrezikon për sëmundje zemre.
“Ndarja e krevatit me dikë tjetër është shërben edhe për rritjen e e nivelit të oksitocinës, i cili është hormoni i dashurisë dhe që është në gjendje të përforcojë lidhjen mes personave duke i bërë që të ndihen më të relaksuar, të sigurt dhe të mbrojtur nga partneri”, shprehet Troxel.
Në vijim thuhet se përfitimi më i madh i ndarjes së krevatit është për gratë se sa për burrat dhe ky është një aspekt psikologjik.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

I VETËM NË KREVAT…NUK BËN! Empty Re: I VETËM NË KREVAT…NUK BËN!

Sun 17 Jun 2012 - 11:47
uffffffff nuk ben jo hah
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi