Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Këpucët tregojnë tipin e një personi…  Empty Këpucët tregojnë tipin e një personi…

Sun 17 Jun 2012 - 11:02
Një eksperiment i shpejtë për ju: Shikoni se çfarë keni veshur në këmbë sot? Sandale? Këpucë të llustruara mirë? Taka të larta? Këpucë të lezetshme, por pak të gërryera te
cepat? Cilado qoftë përgjigja që keni dhënë, ky eksperiment tregon se një person mund ta gjykoni vërtetë nga këpucët që ka veshur dhe nuk është e nevojshme të shikoni gjërat e tjera. Psikologët nga universiteti i Kansasit kanë zbuluar se stili, vlera, ngjyra dhe kushtet në të cilat janë këpucët tregojnë tipin e personit. Është e habitshme sepse gjatë testimit, vëzhguesit arritën të gjenin 90 për qind të karakteristikave të personit që kishte veshur këpucët. 63 studentë panë fotografitë e 208 palëve të ndryshme të këpucëve të personave që në mënyrë vullnetare morën pjesë në eksperiment. Secili prej vullnetarëve plotësoi një pyetësor me pyetje personale dhe secilit prej tyre iu kërkua që të vishte ato këpucë që përdorte më shpesh. Vëzhguesit panë këpucët dhe u pyetën për moshën, gjininë, statusin social të personave. Disa gjëra ishin të thjeshta. Këpucët e shtrenjta tregojnë se personi fiton një shumë të mirë parash, ndërsa këpucët me ngjyra tregojnë një person tejet ekspresiv. Ka disa gjëra të tjera që janë më pak të dukshme. Këpucët praktike u përkasin personave të këndshëm, çizmet e shkurtra vishen nga ata që kanë një personalitet pak agresiv, ndërsa personat e qetë veshin këpucë që në dukje nuk janë të rehatshme. Vëzhguesit ishin më të saktë kur u përgjigjën për moshën, gjininë dhe të ardhurat e pas kësaj renditej stabiliteti emocional dhe të qenurit i këndshëm. Për psikologët, qëndrueshmëria emocionale është jetike duke qenë që përfshin frikën e braktisjes, mohimin dhe aftësinë për t’u përballur me lloje të ndryshme marrëdhëniesh. Personat të cilët vuanin nga paqëndrueshmëria emocionale ishin ata që mbanin këpucë të reja. Kjo sepse ata shqetësohen shumë për atë që mendojnë të tjerët për ta. Ata që ishin më të hapur në mendime ishin personat që vishnin sandale, apo këpucë që nuk janë të shtrenjta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi