- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Shtetasit e Maqedonisë, si në Big Brother, gjithçka do të përgjohet!
Sun 17 Jun 2012 - 18:09
Nuk do t’ju përgjohen vetëm telefonat sikurse deri më tani. Me ndryshimin e ri të ligjit për ndjekjen e komunikimeve parashihet që çdo komunikim tjetër përmes internetit përfshi Facebokun, Tweeterin, Viberin, msn, skypen, postën elektronike (e-mail) etj do të jetë nën mbikëqyrje të shërbimeve edhe atë ligjërisht.
Për këtë qëllim do të rritet edhe numri i organeve shtetërore që do të kenë të drejtë të përgjojnë qytetarët. Përpos organeve që e kanë bërë këtë punë, tash e tutje do të përgjojë edhe Prokuroria, Dogana dhe policia financiare. Ekspertët që merren me të drejtat e njeriut thonë se me këto ndryshime cenohet privatësia e qytetarit, raporton Alsat-M.
Osman Kadriu tha se nëse këto ndryshime kalojnë në Kuvend, atëherë një numër i dispozitave të këtij ligji duhet të abrogohen sepse janë në kundërshtim me kushtetutën.
“Meqë rritet numri i organeve që do të përdorin ligjin për përgjim dhe me këtë në mënyrë flagrante do të shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, ky ligj jam i mendimit se nuk është në përputhje me parimet kushtetuese të Maqedonisë, sidomos me ata kapituj të kushtetutës që flasin dhe garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha Kadriu, ekspert për çështje juridike.
Kryetari i Komitetit të Helsinkit, Gordan Kallajxhiev tha se problem është se edhe institucionet e tjera, përpos MPB-së, do të mund të përgjojnë. “Ka disa probleme, për shembull askush nuk mendonte se përpos MPB-së tash do të duhet të përgjojë edhe Policia Financiare, Dogana. Nuk menduam se ata do të merren me përgjim. Përpjekjet ishin që prokuroria të autorizohet me shumë në këtë drejtim. Problemi kryesor edhe më tej mbetet që kontrolli, përgjimi dhe masat tjera me çka hyhet në privatësi, të mbetet vetëm për ato forma më të zgjeruara, si terrorizëm, krim të organizuar e kështu me radhë”, tha Kallajxhiev.
Ekspertja për të drejtat e njeriut, Margarita Caca Nikollovska, në një debat publik në Kuvend, tha se ligji i ri cenon të drejtat themelore të njeriut, pasi vetë ekzistimi i këtij ligjit është në kundërshtim me të drejtat e njeriut, ndërsa këtë e përkeqëson akoma më shumë mundësia që sipas ligjit të ri vetëm më urdhër gojor e pa vendim të gjykatës kohëzgjatja e përgjimit të jetë mbi 24 orë.
Këtë propozim-ligj të ri për ndjekjen e komunikimeve, një javë më parë në Kuvend e kontestuan dhe kritikuan edhe deputetët e opozitës. Sipas tyre ligji i ri për përgjim aspak nuk i respekton rekomandimet e BE-së dhe nuk ka për qëllim luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, por në mënyrë shtesë do të kontribuojë që sistemi të jetë i politizuar dhe korruptues. Ndërsa kontestues është edhe fakti që në ligj nuk definohet qartë sa mund të zgjasë përgjimi, si dhe fakti që institucionet do të duhet të harxhojnë shumë të madha për t’u pajisur me mjete speciale për përgjimin e internetit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi