Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Një delfin poshtë barkut vetëm për tri javë Empty Një delfin poshtë barkut vetëm për tri javë

Mon 18 Jun 2012 - 20:52
Tendenca e të rinjve për të bërë tatuazhe të përkohshme. Vajzat i duan më shumë se djemtë. Në krye të listës, pushuesit nga Kosova.Albina HoxhaNjë delfin poshtë barkut, një flutur në shpatull, një yll në gishtërinjtë apo një gofore në kurriz. Tatto-mania ka zënë vend kryesor mes tendencave të sotme në mënyrë të veçantë në këtë periudhë pushimesh. Rimi është 20 vjeç dhe prej 5 vitesh bën tatuazhe tre-javore në plazhin e Durrësit. Një miku i tij, i cili bën tatuazhe të përjetshme i ka mësuar gjithçka, por “Rimi” (kështu e thërrasin megjithëse quhet Miri) hë për hë bën vetëm tatuazhe që zgjasin pak ditë.

“Më pëlqejnë tatuazhet e përkohshme, jo ato që nuk mund të hiqen për shumë kohë apo asnjëherë. Gjatë stinës së verës ndonjëherë bëj ndonjë tatuazh që mund të qëndroj 2 apo 3 javë, jo më shumë”, kështu shprehet Alda e cila ka një delfin, të cilin Miri sapo ia ka “gdhendur” poshtë barku.

Miri tregon se vajzat janë shumë të dhëna pas tatuazheve. Ai I ndalojnë prindërit? “Jo, prindërit, nuk i ndalojnë. Mes një tatuazhi të përjetshëm dhe një tre-javori prindërit janë të lmtur të zgjedhin këtë të fundit”,- qesh i riu.

Bojërat

Për ata që kanë frikë apo nuk duan shenja të përjetshme në trupin e tyre kjo është një zgjidhje e mirë. Përdoret një bojë e posaçme që nuk gjendet në Shqipëri. Miri dhe tauorët e tjerë të këtij lloji në Shqipëri, e marrin nga Maqedonia. “Kjo bojë ngjason me bojërat flokëve, ose më ngjyrat e stilolapsave. Nuk është e rrezikshme dhe hiqet lehtë. Nuk kanë pasur asnjëherë probleme”,- shprehet tatuazh bërësi. E megjithatë probleme mund të ketë. Sidomos për personat që kanë alergji për bojërat në përgjithësi.

Tendencat

Miri tregon se të rinjë kërkojnë të bëjnë tatuazhe në shpatull dhe poshtë barkut. Dhe mos mendoni se janë meshkujt në krye të listës: Ato që kërkojnë më shumë janë femrat. Vajzat duan delfinë, lule, shkronja, zemra, ndërsa meshkujt duan tribale dhe kafshë. Por pothuajse të gjitha kërkesat, sipas Mirit, lidhen me detin dhe plazhin. Ajo që ka vënë re personazhi ynë, është që shqiptarët e Kosovës, që kanë nisur të vijnë me shumicë në bregdetin Durrësak janë më të dhënë pas tatuazheve sesa shqiptarët në Shqipëri.

Çmimet

Kur pyesin për çmimet Rimi bëhet menjëherë serioz. Dhe ka vendosur edhe ca diferencime në modhën që përdor: Për pushuesit nga Kosova çmimi është në euro ndërsa për pushuesit flitet me lekë. Kështu për një shqiptarë të Kosovës çmimi fillon në 2 euro deri 15 euro. Ndërsa në lekë çmimi minimal është 100 lekë ndërsa ai maksimal 1000 lekë, raste të rralla mund të jenë edhe 1200 lekë.

Nuk kushtojnë shumë, është një çmim i arsyeshëm i cili nuk pengon askënd të realizojë një dëshirë. Të ketë një pikturë në trup për pak kohë”, -argumenton Miri. Këtë vit ka më shumë figura të reja që kanë ardhë kryesisht nga jashtë. “Ndërsa personalisht unë këtë verë kam sjellë nja ngjyrë të re, bëhet fjalë për ngjyrën e kuqe. Është një ngjyrë që është e vështirë të sigurohet”,- thotë 20-vjeçari.

Vështirësia

Vështirësia qëndron tek tatuazhet që kanë linja të holla sepse boja është e lëngshme dhe nuk mund t’i shkosh mirë ato vijat. Duke qen e lëngshme boja hapet. Por Miri thotë se periudha e dimrit është një periudhë ku këto tatuazhe nuk kërkohen pothuajse fare. Prandaj ai mendon që të fillojë dhe të praktikojë ca lloje tatuazhesh për festa të ndryshme, mbrëmje apo ballo që organizohen gjatë vitit. “Gradat” në këtë zanat vijnë me rradhë. Personazi ynë synon që të mësojë të bëjë tatuazhe të përjetshme dhe për këtë mendon se do ta ndihmojnë edhe studimet për pikturë. Këto janë dy dëshirat dhe qëllimet që Miri i ka vënë vetes. I urojmë fat.



Emri: Miri Forgali

Mosha: 20 vjeç

Vendlindja: Durrës

Vendbanimi: Durrës

Arsimi: Ka mbaruar shkollën e mesme profesionale për basketboll

Synimi: Të studiojë për pikturë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi