Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

S’ngrihet akuzë për babain që vrau përdhunuesin e vajzës Empty S’ngrihet akuzë për babain që vrau përdhunuesin e vajzës

Wed 20 Jun 2012 - 18:30
S’ngrihet akuzë për babain që vrau përdhunuesin e vajzës Sherifi-300x168Një baba nga Teksasi, SHBA, i cili gjeti një person duke përdhunuar vajzën e tij pesëvjeçare dhe e rrahu atë për vdekje, nuk do ngarkohet me ndonjë akuzë, bëri të ditur prokuroria.

Një juri vendosi që të mos ngrejë akuzë ndaj tij, duke thënë se ai mund të përdorte forcën për të mbrojtur vajzën e tij, raporton BBC.

Emri i babait nuk është bërë i ditur për të mbrojtur identitetin e vajzës.

Sherifi i zonës e bëri të ditur lajmin në një konferencë për shtyp.

Babai 23 vjeçar i tha policisë se ai më 9 qershor dëgjoi ulërimat e vajzës dhe u nis me shpejtësi në një hambar, ku gjeti Jesus Mora Flores duke i përdhunuar vajzën.

Policia publikoi edhe telefonatën e babait në konferencën për shtyp, ku ai lajmëronte policinë se kishte rrahur për vdekje një person që po i përdhunonte vajzën.

“Ejani, ky tipi do më vdesë në duar. Nuk e di çfarë të bëj,” i tha ai policisë.

Ekipi i emergjencës e gjeti Flores me pantallonat dhe mbathjet e ulura.

Një ekzaminim mjekësor mbështeti pretendimin e babait se vajza e tij ishte sulmuar seksualisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi