- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
Berisha ‘e tundi’ në festën për Nishanin
Thu 21 Jun 2012 - 15:18
Dolli, muzikë live, valle deputetësh, mish dhe verë ‘Skënderbeu’ te restoranti ‘Sofra e Ariut’ për fitoren e zgjedhjes së Presidentit Nishani.
TIRANË- Festë e madhe mbrëmë te restoranti “Sofra e Ariut” për zgjedhjen e Presidentit Nishani. Nga ora 20:40, të ftuarit kanë nisur të shfaqen njëri pas tjetrit. Presidenti Nishani, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Kryeministri Berisha, kryebashkiaku, Lulëzim Basha, Ilir Meta, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Astrit Patozi dhe Haxhinasto, Lajla Pernaska, Mesila Doda, Paulina Hoti etj. Në fillim gjithçka dukej si një darkë normale. Ku nuk do të mungonin tingujt e violinës dhe pianos, të përhershme tek ky restorant, sidomos prej familjes së muzikantëve Qerimi. Por pak nga pak u pa se ishte shumë më tepër se një darkë e zakonshme.
Formalitet, dolli, muzikë, valle..
Të ftuar edhe vokalistë nga TKOB, valle nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, të cilave iu bashkua edhe zëri i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Valle çame, të cilat u shoqëruan nga kërcimi i pandërprerë i deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri, apo edhe vallja tropojane bëri të ngrihen në këmbë rreth 30 deputetët e ftuar për të kërcyer. Ku munguan krerët më të lartë ‘seriozë’ të vendit. Pak minuta formalitet, fjalën përshëndetëse të kryeministrit Sali Berisha, – i cili ngriti një dolli për koalicionin, dhe më pas fjalën e presidentit të zgjedhur Bujar Nishani. Kryeministri falënderoi të gjithë deputetët që votuan kandidatin e shumicës, për kontributin e dhënë gjatë këtij procesi. “Mirënjohje për të gjithë punën tuaj gjatë zgjedhjes së Presidentit, të gjithëve juve pa përjashtim. Ishte një bashkëpunim i suksesshëm, që e bëri vendin me Presidentin e ri”, mësohet të jetë shprehur z.Berisha. Më pas, fjalën e ka marrë Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani. “Unë ju jam mirënjohës të gjithëve juve që më besuat në postin më të lartë të vendit. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunim të ngushtë së bashku. Ju do të jeni miqtë e mi edhe kur të jem gjatë presidencës”, – është shprehur Nishani.
Menu e pasur me mish edhe verë shqiptare
Një menu e pasur, sidomos tradicionale, e shoqëruar me verën shqiptare “Skënderbeu”. Fillimisht, antipasta e “Sofrës së Ariut” dhe më pas, sipas preferencave, të ftuarit kanë zgjedhur mes rizotos dhe makaronave. Në tryezë ka dominuar mishi në vend të peshkut, i shoqëruar me verë të kuqe franceze. Rreth orës 22:30 është shërbyer edhe ëmbëlsira e darkës.
Mungoi Mehdiu dhe Idrizi
Në darkë mungonin vetëm dy aleatët e Berishës, kryerepublikani Fatmir Mediu dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Berisha anuloi vizitën e tij në Meksikë, para dy ditëve, ku do të merrte pjesë në Samitin e G20 dhe në vend të tij nisi ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediu. Për këtë arësye mungonte Mediu. Ndërsa kreu i PDIU-së, Idrizi, ndodhet në Vjenë për arsye familjare. /M.A./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi