- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit
Mon 27 May 2013 - 15:46
Shpalosja e flamurit të Kosovës nga futbollisti kosovar, Xherdan Shaiqir, pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, e ka revoltuar Federatën e Futbollit të Serbisë, që po mendon të ankohet në UEFA dhe FIFA për veprimin e Shaqirit.
Kryetari i FSS-së, Tomislav Karadzic ka thënë se për serbët, ky veprim i futbollistit gjilanas është i papranueshëm, ndërsa kërkojnë dënimin e tij, siç kishte ndodhur edhe me notarin serb, Milorad Cavic, që ishte suspenduar pasi mbante një fanellë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
“Çdokush mund të jetë befasuar kur e pamë Shaqirin duke e mbajtur flamurin. Unë nuk e di se si i është lejuar që ta prezantojë atë, por është e sigurt se nuk kishte të drejtë ta bënte, pasi që kjo është në kundërshtim me promocionin politik dhe statutin e UEFA-s. Kosova nuk është e pranuar në Kombet e Bashkuara, e as në FIFA e UEFA, kështu që ne e shohim këtë si një dështim të organizatorëve”, deklaroi kreu i futbollit serb për telegraf.rs.
“Do ta bëjmë një ankesë në UEFA e FIFA, si dhe në adresë të Bayernit, sepse besojmë se ata mund të na përgjigjen dhe se kanë mundur ta ndalojnë Shaqirin”, përfundoi Karadzic.

- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit
Mon 27 May 2013 - 15:50
Lete ankohen sa te duan, skan mundesi te bejn asgje...kot ekan..
respekte legjenda per foton ne profil..
respekte legjenda per foton ne profil..
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi