- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Serbia bën ankesë për Kosovën në FIFA, Zvicër, Ganë, Brazil e Egjipt
Mon 17 Jun 2013 - 19:23
Federata e Futbollit e Serbisë, të hënën, ka reaguar ashpër ndaj Federatës Ndërkombëtare të Futbollit dhe Federatës zvicerane, për shkak të pjesëmarrjes së Përfaqësueses së Kosovës në turneun “Valais Cup” në Krans Montana.
Federata serbe, e cila assesi nuk po mund të pajtohet me faktin që futbolli kosovar dalë ngadalë po fillon të thyejë barrierat, ka bërë të ditur po ashtu se për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë turne, ka dërguar notë proteste edhe në federatat e Brazilit, Ganës dhe Egjiptit, të cilat ishin pjesë e këtij turneu, raporton RTK.
Po ashtu, FFS i ka dërguar shkresë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. “Qëllimi është që nga ky institucion përkatës i Republikës së Serbisë, të njoftohen të gjitha ambasadat e vendit tonë në botë që të ndjekin situatën rreth pjesëmarrjes eventuale të ndonjë klubi apo përfaqësuese të të ashtuquajturës shtet i Kosovës dhe të veprojnë në rast të mospërfilljes së masave të caktuara”, thuhet në kumtesën e FFS-së, të cilën e kanë publikuar mediat serbe.
Federata serbe tutje ka bërë të ditur se Komiteti Ekzekutiv i FIFA ka marrë disa masa për Kosovën, sipas të cilave mund të luajnë përfaqësueset e femrave, ato amatore dhe të grupmoshave të reja, por pa shpalosjen e simboleve shtetërore.
“Asnjë skuadër nga Kosova nuk guxon të luaj nën simbolet shtetërore, të shpaloset flamuri dhe as të intonohet himni”, thuhet tutje në kumtesën e FFS-së.
Tutje kjo federatë ka ftuar të gjithë shtetasit e Serbisë që t’i informojnë organet shtetërore dhe ato të futbollit rreth pjesëmarrjeve të ngjashme të Kosovës. “Me qëllim të veprimit parandalues, FFS u bën apel të gjithë shtetasve të saj, të cilët jetojnë dhe punojnë në mbarë botën që në rast se kanë informacione për pjesëmarrjen e ndonjë skuadre të Kosovës, menjëherë ta informojnë përfaqësuesit më të afërt të ambasadës së Republikës së Serbisë ose zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë”, thuhet në fund të kumtesës së federatës serbe.
Ky presion i FFS-së ndaj FIFA-s vjen pas vizitës që kreu i futbollit botëror i bëri Beogradit, ku ia bëri me dije opinionit në Serbi se deri në fund të tetorit duhet të bëhet një ''''zgjidhje solidare'''' për Kosovën, në mënyrë që futbollistëve kosovar t''''u mundësohet të luajnë futboll.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi