Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

FIFA lejon Kosovën të luajë miqësore  Empty FIFA lejon Kosovën të luajë miqësore

Tue 22 May 2012 - 17:18
FIFA i dha një përkrahje të rëndësishme shpresave të Kosovës për njohje ndërkombëtare duke shpallur zyrtarisht të martën se 208 anëtarët e saj janë të lirë të luajnë miqësore me përfaqësuesen e vendit.

Lajmi u bë publik në faqen e internetit të organizmit më të rëndësishëm të futbollit ndërkombëtar.

Më përpara, FIFA dhe UEFA kishin bllokuar ambiciet e Kosovës, pasi vendi nuk njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, bëri propozimin për këtë ndryshim të politikës së Federatës Ndërkombëtare ndaj Kosovës gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, realizuar të hënën.

”Ishte vetë Blatter ai që i kërkoi Komitetit që të trajtonte këtë çështje dhe vetëm njëra prej Konfederatave shprehu mosaprivim”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Vlacke, duke folur për “Associated Press”.

Ishte Europa ajo që tentoi të bllokonte këtë liberalizim të shtrengimeve ndaj Kosovës, por tetë votat e UEFA-s në panelin e përbërë nga 24 perfaqesues ishin të pamjaftueshme për t’ia arritur qëllimit.

”Kjo nuk është një njohje e Kosovës si shtet, por thjesht një pranim se është një shtet ku luhet futboll. Kjo i jep më shumë besueshmëri Kosovës dhe FIFA-s. Ata ishin të shqetësuar se futbollistët kosovarë po shkojnë të luajnë me klube dhe shtete të tjera”, shtoi Valcke.

Aktualisht, Zvicra dhe Shqipëria janë dy përfaqësueset në radhët e të cilave luajnë më shumë futbollistë kosovarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi