- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
FIFA, në dhjetor vendimi për Kosovën
Fri 28 Sep 2012 - 18:34
Organi më i lartë i futbollit, FIFA ka shtyrë marrjen e vendimit për modalitetet se si do t’i zhvillojë ndeshjet miqësore përfaqësueseja e Kosovës në futboll.
Më 14 dhjetor në Tokio të Japonisë, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do të diskutojë për këtë çështje dhe do të marrë një vendim.
Lajmi është konfirmuar për Top Channel nga Fazli Berisha, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka thënë shkurt se i vetmi vendim që është marrë ka qenë që më 14 dhjetor të vendoset për këtë çështje.
Në maj të këtij viti FIFA mori vendim që t’i lejojë përfaqësueses së Kosovës në futboll që të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare miqësore me ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e saj.
Përveç përfaqësueses, ndeshje ndërkombëtare miqësore do të mund të zhvillojnë edhe skuadrat nga Kosova të ligave të ndryshme me skuadrat e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.
Ky vendim i FIFA-s ishte vlerësuar në Kosovë si akti i parafundit para pranimit të plotë të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë organizëm.
Po ashtu, vendimi hap dyert për futbollin kosovar dhe kjo është një mundësi e mirë që të dilet nga izolimi në të cilin ndodhet.
Javën e kaluar, lojtarët më në zë të kombëtares shqiptare të futbollit, të kryesuar nga kapiteni Lorik Cana, i shkruajtën një letër presidentit të FIFA-s, Sepp Blater, duke i kërkuar përfshirjen e Kosovës në evenimentet ndërkombëtare sportive.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi