Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Terim: UEFA dhe FIFA duhet ta njohin Kosovën Empty Terim: UEFA dhe FIFA duhet ta njohin Kosovën

Fri 23 May 2014 - 21:54
Terim: UEFA dhe FIFA duhet ta njohin Kosovën Terim-uefa-dhe-fifa-duhet-ta-njohin-kosov-euml-n_hd


Fatih Terim, trajner i Kombëtares së Turqisë, mendon se miqësorja me Kosovën është mesazh më i mirë që FIFA dhe UEFA ta pranojnë Kosovën. Turqia sot në ‘Adem Jashari’ mundi Kosovën me rezultat 1-6, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare. Tekniku turk duke folur për mediat turke tha se këtë ndeshje duhet shikuar në shumë aspekte.
“Këtë ndeshje mund ta shohim nga shumë aspekte. Aspekti i parë është se po e njohim Kosovën si shtet. Se Kosovën duhet ta njoh edhe UEFA e FIFA. Arsyeja që kemi ardhur këtu është që ta japim këtë mesazh”, ka thënë Terim, transmeton RTK.
“Tash e tutje, do t’i ndihmojmë kosovarët në asketin e edukimit të futbollit. Sa i përket ndeshjes, nuk ka për t’u folur shumë. Ishte një rast i mirë për t’i parë disa futbollistë, të cilët kanë treguar lojë të mirë”, tha Terim.
Strategu turk ishte i emocionuar kur në tribunat e stadiumit ‘Adem Jashari’ pa disa tifozë kosovarë me helmeta minatorësh, duke ndarë dhimbjen e tyre me popullin turk pas tragjedisë në minierën e Somas. /RTK/Telegrafi/ 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi