Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Raiola: FIFA dhe UEFA, organizata mafioze Empty Raiola: FIFA dhe UEFA, organizata mafioze

Thu 1 Nov 2012 - 8:12
Raiola: FIFA dhe UEFA, organizata mafioze Raiola

“FIFA dhe UEFA janë dy organizata qe s’kanë aspak transparencë dhe që, për disa aspekte, mund të krahasohen me organizatat mafioze”.

Akuza vjen nga Mino Raiola, në një intervistë për Sport-Expressen, e përditshme suedeze.

“Topi i Artë do të ishte i rëndësishëm vetëm nëse e fiton Ibrahimovic, aktualisht është një çmim politik dhe i korruptuar - vazhdon Raiola, i cili më pas sulmon më ashpër, - Blatter është një diktator i çmendur, kurse Platini jo kompetent”.

Në fokusin e agjentit të Zlatan Ibrahimovic është edhe rregulli i ri “fair play” financiar, i adoptuar së fundi nga UEFA: “Tregon që Platini është një jo kompetent. Për UEFA-n dhe FIFA-n, sheikët e Katarit nuk mund të sponsorizojnë PSG-në, atëherë si do menaxhohen sponsorët e Championsit? – vazhdon Raiola, - Kritikon PSG-në dhe pagat, por janë po të njëjtat parà, që më pas përfundojnë tek UEFA”.

“Nëse do të isha unë president i UEFA-s, do të publikoja bilancet për të treguar se ku përfundojnë paratë, teksa të gjitha vendimet do të merreshin me mazhorancë, por realisht nuk ndodh asnjëra prej këtyre. UEFA dhe FIFA nuk janë aspak transparente, kështu që mund të krahasohen lehtësisht me organizatat mafioze”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi